26 Prill 2024

Kosova nënshkruan marrëveshje për Ri-pranim me Francën

Prishtinë, 19 shtator - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe ambasadori i Republikës së Francës në Kosovë, Jean Francois Fitou, nënshkruan Protokollin e zbatimit të Marrëveshjes për Ri-pranim në mes të dy vendeve.

Kjo marrëveshje është vazhdimësi e punës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, për integrime evropiane dhe përmbushjen e kritereve për Liberalizimin e Vizave.

Me këtë rast, ministri Rexhepi falënderoi qeverinë e Republikës së Francës  për përkrahjen dhe kontributin e vazhdueshëm në konsolidimin e shtetit të Kosovës.
 
“Në emër  të Qeverisë së Kosovës, dua të falënderoj Republikën e Francës për kontributin e madh, në tërë proceset që kemi kaluar si shtet, sidomos tani në procesin për Liberalizimin e Vizave dhe integrimeve evropiane”, tha ministri Rexhepi.

Ndërsa ambasadori Fitou tha se nënshkrimi i këtij Protokolli është si rezultat i bashkëpunimit të mirë që ka Republika e Francës me Kosovën, në fushën e punëve të brendshme, përkatësisht në procesin e riatdhesimit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)