19 Prill 2024

Kosova me liberalizim të vizave në fund të vitit

Londër, 18 prill - Bashkimi Evropian (BE) po e përgatit mbajtjen e kësaj konference në nivel të lartë, më 2 qershor në Sarajevë, e në tubim do të marrë pjesë edhe Kosova, edhe krahas kundërshtimeve të Beogradit zyrtar, ndonëse vendimi se në cilin format do të mbahet takimi ende nuk është marrë.

Përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar në BeH, Valentin Incko citohet të ketë theksuar se në Sarajevë ekzistojnë pritje të mëdha se në atë takim BE me siguri do të paralajmërojë liberalizimin e vizave për qytetarët e BeH.

Mirëpo një deputet i njohur i Parlamentit Evropian i cili këto ditë po qëndron në Beograd, tha për Radio Televizionin e Kosovës, në cilësi anonimiteti, se vendimi për liberalizimin e vizave do të merret në takimin e Sarajevës edhe për qytetarët e Shqipërisë kurse hyrja e tij në fuqi do të nis nga fundi i dhjetorit, respektivisht në prag të Krishtlindjeve.

Ky funksionar i lartë tha se për momentin janë duke u zhvilluar bisedimet intensive që me liberalizim të përfshihen edhe qytetarët e Kosovës, dhe për këtë janë duke u kërkuar modalitetet përkatëse.

Ai thotë se tash më është e sigurt se edhe Kosova do të përfshihet në Listën e bardhë të Shengenit, dhe qytetarët e saj do të mund të udhëtojnë pa viza gjithashtu kur edhe qytetarët e Shqipërisë dhe të BeH?

Liberalizimin e vizave për tri shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor – Shqipërisë, BeH e kanë paralajmëruar para ca dite në Sarajevë edhe ministri i Jashtëm i Spanjës Migel Anhel Moratinos, dhr zv/sekretari amerikan i shtetit Xhejms Stajnberg.

Ndërkaq raportuesja e Parlamentit Evropian Tanja Fajon ka thënë rreth liberalizimit të vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor se ai është i mundshëm në korrik por data nga perspektiva e tashme është tepër optimiste.

Ajo ka thënë se arsyeja për shtyrjen e mundshme të vendimit të liberalizimit të regjimit të vizave qëndron në faktin se do të ketë ngecje në procedurën e liberalizimit nga ana e Komisionit Evropian, duke mos sqaruar se për çfarë ngecjes është fjala.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)