29 Mars 2024

Kosova mban Kryesimin e radhës të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore

Prishtinë, 17 qershor - Nga data 8 korrik 2019 deri më  datë  1 korrik 2020, Kosova mban Kryesimin e radhës të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), në të gjitha nivelet, përfshirë dimensionin parlamentar.

Aktivitetet AP të SEECP-së kanë qenë të parapara të mbahen në periudhën mars – qershor 2020 në Prishtinë, mirëpo për shkak të gjendjes epidemiologjike, si pasojë e Covid-19, me kërkesë të vendeve pjesëmarrëse, të gjitha aktivitetet e planifikuara, janë shtyrë.

Si rrjedhojë, në  pamundësi të prezencës fizike të delegacioneve dhe të ftuarve në këto aktivitete në Prishtinë, të gjitha këto aktivitete do të organizohen ONLINE, në datat 19, 20 dhe 24 qershor 2020 (shihni agjendën bashkangjitur).

Bazuar në trendet e tanishme të bashkëpunimit rajonal, të influencuara nga ritmi i ngadalësuar i integrimit të rajonit në strukturat Evropiane dhe Euroatlantike, situata e përgjithshme politike dhe socio-ekonomike në rajon, Kosova gjatë Kryesimit me SEECP ka përzgjedh që në këtë sfond të përgjithshëm tri prioritete dhe avancojë tutje në nivel të rajonit: Konektiviteti, Rinia dhe Kultura dhe Turizmi.

Motoja e Kryesimit të Kosovës me SEECP është: “SEECP regional cooporation 4EU&ME”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)