26 Prill 2024

Kosova marr kryesimin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore

Prishtinë, 15 korrik - Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës (MPJ) organizon konferencë për media në të cilën do të hapë solemnisht kryesimin e Republikës së Kosovës në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

MPJ njëherit para ambasadorëve të shteteve mike do t’i prezantoj prioritetet e Republikës së Kosovës gjatë këtij kryesimi.

Vendet anëtarë të SEECP janë Kosova, Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Turqia, Maqedonia e Veriut, Kroacia, Mali i Zi, Serbia, Sllovenia, Bullgaria, Greqia, Moldavia dhe Rumania.

Kryesimi i SEECP është njëvjeçar dhe kryesinë e radhës e ushtron Kosova, duke filluar nga muaji korrik.

Kosova këtë vit ka edhe kryesimin me Fondin e Ballkanit Perëndimor (WBF) dhe me Iniciativën Rajonale të Migracionit, Azilit dhe Refugjatëve (MARRI).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)