23 Prill 2024

Kosova i kërkoi Bullgarisë marrëveshjeve juridike

Prishtinë, 4 maj - Ministri i Drejtësisë, Haki Demolli, priti sot në një takim pune ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Krasimir Tulechki.

Në këtë takim ndër të tjera u bisedua edhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtarë në qështje penale.

Ministri Demolli, kërkoi nga ambasadori Tulechki, fillimin e negociatave në mes të Kosovës dhe Bullgarisë, për lidhjen e marrëveshjeve për bashkëpunim juridik ndërkombëtar për qeshtje penale, transfer të personave të dënuar dhe ekstradim.

Ndërsa, ambasadori Tulechki premtoi që kërkesën e ministrit Demolli, do ta përcjellë në organet kompetente të shtetit bullgar.

Në këtë takim u bisedua edhe për mundësinë e lehtësimit të procedurave për paisjen me viza bullgare, nga qytetaret e Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)