28 Mars 2024

Kosova feston tre vjetorin e pavarësisë

Prishtinë, 17 shkurt - Kosova mbush sot 3 vite e pavarur e cila deri më tani është njohur nga 75 shtete të botës. Më 17 shkurt të vitit 2008 Kosova do të bëhëj shteti më i ri në botë, duke realizuar endërrën e saj të kahereshme.

Prishtina është mbuluar nga flamuj, dhe një janë planifikuar një sërë aktivitetesh nga kjo komunë. Duke nisur nga ora 9 e mëngjesit, deri në orën 23 drejtuesit lokalë ka organizaur aktivitete. Ato do të nisin me një vizitë në varrin e mbrojtësit më të madhe të kësaj çështjeje, liderit historik Ibrahim Rugovës dhe do të vazhdojnë më pas me aktivite të tjera përkujtimore.

Qeveria e Kosovës nëpërmjet zëdhënësit të saj Memli Krasniqi ka deklaruar se nuk ka organizuar aktivitet qeveritare, kjo për shkak të mungesës së krijimit të institucioneve të reja. Ndërkohë që në një mesazh drejtuar popullit ushtruesi i detyrës së presidentit Jakup Krasniqi ka uruar këtë ditë të shënuar për të gjithë Kosovën.

\"Kjo datë historike i shtohet evenimenteve të mëdha të Kosovës, si dita e kurorëzimit të përpjekjeve të pareshtura të brezave të tërë, që sakrifikuan aq shumë për atdheun e tyre të lirë, të pavarur e demokratik\", tha Krasniqi të mërkurën në një mesazh drejtuar qytetarëve të Kosovës. Ai shtoi se Kosovës i paraqitet detyra kryesore që të krijojë institucione të forta dhe të krijojë një besueshmëri tek ndërkombëtarët.

Edhe kryeministri në dorëheqje Hashim Thaçi uroi gjithë qytetarët e Kosovës më rastin e tre vjetorit të pavarësisë. Ai tha se pavarësia është meritë e gjithë popullit të Kosovës. Ai kujtoi gjithë ata që flijuan jetën për të realizuar idealin e shtetit të Kosovës ndërkaq falënderoi edhe gjitha shtetet që ndihmuan krijimin e shtetit të Kosovës.

Presidenti i atëhershëm Fatmir Sejdiu dhe kryeministri i HashimThaçi, nënshkruan deklaratën e pavarësisë, duke u bërë kështu liderët e parë të shteti të pavarur. Në tre vite 75 vende kanë njohur statusin e ri të Kosovës, ndërkohë që mbetet ende sfidë njohja e të gjithë shteteve brenda Bashkimit Europian, dhe mbetet utopi pranimi i këtij statusi nga Serbia.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)