24 Prill 2024

Kosova ende pa ambasadorë në Shqipëri e Slloveni

Prishtinë, 18 prill - Ministria e Jashtme e Kosovës ka gati dy muaj që është funksionalizuar por ende nuk ka emëruar dy kandidatë për ambasadorë në Shqipëri dhe Slloveni.

Ambasada e Kosovës në Shqipëri ka mbetur pa ambasador që nga 23 gushti i vitit të kaluar, kur Gazmend Pula dha dorëheqjen nga posti.

Për shkak të jo stabilitetit politik, institucionet u vonuan në emërimin e ambasadorëve të rinj duke shtuar se presidentja Atifete Jahjaga gjatë takimit me shefin e MJPJ-së, Enver Hoxhaj, i ka kërkuar të procedoj sa më shpejt me emërimin e ambasadorëve.

Deri në fund të prillit, MPJ pritet të dal me emrat e kandidatëve për ambasadorë në Shqipëri dhe Slloveni.

Këtë e ka konfirmuar këshilltari i ministrit, Artan Behrami. Ai ka konfirmuar se aktualisht MPJ ende nuk i ka emrat për kandidatë, por vendimi do të merret në konsultim me kryeministrin dhe presidenten.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)