29 Mars 2024

Kosova e Sllovenia nënshkruajnë Marrëveshja për Ripranim

Prishtinë, 10 maj - Ministrja e Punëve të Brendshme e Sllovenisë, Katarina Kresal me ftesën e ministrit të Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi po qëndron për një vizitë dyditore në Kosovë.
 
Sot po ashtu do të nënshkruhet Marrëveshja për Ripranim në mes Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Sllovenisë.

Kjo marrëveshje është vazhdimësi e punës së MPB-së për Agjendën Evropiane dhe Liberalizimin e vizave.

Pas takimit dhe nënshkrimit të marrëveshjes, ministri Rexhepi dhe ministrja Kresal do të prononcohen për media.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)