28 Mars 2024

Kosova e meriton pa vonesë të hyj në liberalizimin e vizave

Prishtinë, 30 prill - Ministrja e Ministrisë së Administratës Publike, znj. Edita Tahiri priti në një takim të veçantë znj. Ulrike Lunacek, Raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian. Temë e këtij takimi ishte progresi i arritur në fushat respektive të cilat janë pjesë e përgjegjësive dhe obligimeve të MAP-it dhe angazhimi drejt realizmit të prioriteteve të kësaj ministrie, të cilat njëkohësisht janë pjesë e prioriteteve të përbashkëta të qeverisë dhe vendit.

Ministrja e MAP-it ka ofruar një pasqyrë të vizionit për resorin që ajo drejton dhe ka theksuar angazhimin e plotë që reformimi i administratës dhe i qeverisjes të avancojë dhe të përmbushë kriteret e Bashkimit Evropian. Me këtë rast ministrja Tahiri ka thënë se disa nga ligjet bazike që lidhen me prioritetet e MAP-it janë në fazën finale të miratimit, gjë që do të plotësojë zbrazëtitë ligjore në arritjen e synimeve.

Me theks të veçantë ministrja Tahiri ka njoftuar raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian për fazën e zhvillimeve përgatitore të Regjistrimit të Popullsisë, i cili do të mbahet në pranverën e vitit 2011.

“Statistika të sakta dhe të paanshme, qe do të jenë të pranueshme për të gjithë qytetarët e vendit dhe që do të kenë legjitimitetin ndërkombëtar, do të jenë një pasqyrë e përgjithshme e të dhënave të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, duke ofruar bazë të mirë për planifikime strategjike ekonomike, akademike etj., që do të ndikonin në radhë të parë për mirëqenien e përgjithshme të vendit dhe pastaj në sfera të tjera të jetës” ka vlerësuar ministrja e MAP-it.

Ajo me këtë rast ka shtuar se Kosova e meriton që pa vonesë të përfshihet në regjimin e liberalizimit të vizave, ndërkohë që me efikasitet të lartë do të kryhen detyrat që i takojnë Kosovës.

Znj Lunacek shprehu kënaqësinë e saj që takohet me ministren Tahiri dhe theksoi gatishmërinë për mbështetje në hapat e mëtutjeshëm të Kosovës drejt perspektivës evropiane, përfshirë këtu mbështetjen për MAP-in në procesin e reformimit të administratës publike dhe qeverisjes.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian përshëndeti progresin e arritur dhe tha se përmbushja e kritereve për liberalizmin e vizave, qytetarëve të Kosovës do tu hap perspektivë të qartë për integrim evropian dhe lëvizje të lirë.

Eurodeputetja rikonfirmoi me këtë rast qëndrimin e Bashkimit Evropian se Kosova nuk do të mbetet pjesë e shkëputur e proceseve të përgjithshme të integrimit të rajonit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)