28 Mars 2024

Kosova e gatshme për marrëveshjen me Serbinë që presupozon njohje në territorin e saj kushtetues

Prishtinë, 3 qershor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim një delegacion të lartë të përbashkët nga Gjermania dhe Franca.

Kryeministri Haradinaj ka falënderuar Gjermaninë dhe Francën për kontributin e vazhdueshëm në të gjitha proceset e shtetndërtimit, duke theksuar se bashkëpunimi bilateral në të gjitha fushat me dy shtetet mike është i rëndësishëm për vendin.

Duke vlerësuar Samitin e Berlinit si mundësi kthese në zhbllokimin e procesit dialogues të Brukselit, kryeministri Haradinaj tha se takimet e tilla janë mundësi e mirë për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme për problemet me të cilat ballafaqohen vendet tona.

Ndërsa, sa i përket takimit të Parisit që do të mbahet në muajin korrik, kryeministri Haradinaj, theksoi se institucionet e Kosovës janë duke u përgatitur me seriozitet maksimal dhe presin që nga ky takim të ketë hapa konkretë për arritjen e një Marrëveshjeje Gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Institucionet e Kosovës janë të vendosura dhe unike në prezantimin e qëndrimeve dhe pozicioneve tona, gjatë takimit të Parisit”, tha kryeministri Haradinaj.

Sipas Kryeministrit Haradinaj, me delegacionin nga Gjermania dhe Franca, në këtë frymë, janë paraqitur qëndrimet e Qeverisë së Kosovës për Marrëveshjen përfundimtare ndërmjet  Republikës së Kosovës dhe Serbisë që do t’i kontribuojë fqinjësisë së mirë dhe stabilitetit rajonal.

“Kosova është e gatshme për Marrëveshjen Gjithpërfshirëse Ligjërisht Obligative që presupozon njohje në territorin e saj kushtetues, dhe mirëpret rolin konstruktiv të Gjermanisë dhe Francës për ta vendosur dialogun në drejtimin e duhur”, tha Kryeministri Haradinaj. 

Delegacioni nga Gjermania dhe Franca po qëndrojnë në Kosovë në kuadër të përgatitjeve për takimin e Parisit i cili do të mbahet në fillim të muajit korrik. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)