28 Mars 2024

Kosova e gatshme për liberalizimin e vizave

Prishtinë, 16 prill - "Kosova që sot është gati të presë edhe udhërrëfyesin e liberalizimin e vizave, prandaj është jashtëzakonisht me rëndësi të nderuar ambasadorë, që të punoni në mënyrë unike për perspektivën evropiane të Republikës së Kosovës", theksoi mes tjerash kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në takimin e dytë të Forumit të Nivelit të Lartë. 


Kryeministri Thaçi theksoi gatishmërinë e Kosovës për t'i përmbushur kriteret e kërkuara drejt integrimit në Bashkimin Europian dhe liberalizimit të vizave."Kosova që sot është gati të presë udhërrëfyesin e liberalizimit të vizave, prandaj është me rëndësi të punohet në mënyrë unike për perspektivën evropiane të Republikës së Kosovës", tha kryeministri.

Përderisa nga Komisioni Europian u kërkua nënshkrimi i një marrëveshjeje të Qeverisë së Kosovës me Fondin Monetar Ndërkombëtar, që ka të bëjë me planifikimet buxhetore. Marrëveshja e Qeverisë me FMN-në është potencuar si shumë e rëndësishme nga kryesuesi i Komisionit Europian Kjartan Bjornson.

“Sepse pa atë marëveshje KE nuk mund të bëjë asistencën makrofinaciare që i është premtuar Kosovës… andaj kjo është shumë e rëndësishme, sepse po rezikohet humbja e një shumë të konsiderueshme, që në fazën e parë është 15 milionë euro, që nuk mund ti transferohet Kosovës pa marrëveshjen mes qeverisë dhe FMN”, tha Bjornson.

Marrëveshja me FMN ka të bëjë me planifikimet buxhetore.

Poashtu u vlerësua e rëndësishme transparenca në menagjimin e donacioneve, duke kërkuar që edhe qytetarët të kenë qasje që me një klikim të gjejnë se sa fonde ku kanë shkuar. Nga Bjornson por edhe nga shefja e USAID-it amerikan Patricia Rader është dhënë vlerësim pozitiv për përpjekjet e qeverisë për punën e jashtëzakonshme drejt koordinimit me punën me donatorët.





 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)