25 Prill 2024

Kosova duhet sa me shpejt të jetë pjesë e liberalizimit të vizave

Prishtinë, 25 maj - Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, znj.Edita Tahiri, u takua sot me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian në Kosovë, Fernando Gentilini.

Me këtë rast, zëvendëskryeministrja Tahiri uroi Gentilini, për detyrën e re si përfaqësues i posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë.

Në këtë takim u diskutua për perspektivën evropiane të Kosovës, si dhe për rendësinë dhe përkushtimin e Kosovës për plotësimin e kritereve të Kopenhagës.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e liberalizimit të vizave dhe me lidhur me këtë u tha se Kosova duhet sa me shpejt të jetë pjesë e këtij procesi në mënyrë që qytetarët lirshëm të kenë mundësi të udhëtojnë në mbarë Evropën.

Zëvendëskryeministrja Tahiri dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE, së, Gentilini diskutuan edhe rreth dialogut teknik, me ç’rast u vlerësua roli i BE-se, në këtë dialog.

Me qenë se Gentilini është pjesë e këtij procesi në takimet e dy palëve në këtë proces, u analizuan edhe rrjedhat e deri tashme.

Me këtë rast u vlerësua përparimet substanciale dhe avancimi i procesit në çështjet e lëvizjes së lirë, tregtisë së lirë, energjisë dhe telekomunikacionit, por u shpreh bindja se do të këtë përparime dhe marrëveshje edhe në fusha tjera.

Gjatë takimit u theksua se, Kosova me pranimin e dialogut po plotëson edhe një nga kërkesat e Kopenhagës që është bashkëpunimi rajonal.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)