20 Prill 2024

Kosova do të jetë pjesë e takimit të Sarajevës

Prishtinë, 21 prill - Zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi, një ditë pas takimit të kryediplomatit spanjoll dhe atij turk me zyrtarët e Beogradit, thotë se Kosova në takimet rajonale merr pjesë vetëm si shtet i barabartë me të gjitha vendet e tjera. Kuçi tha se Prishtina zyrtare do të jetë pjesë e takimit të Sarajevës më 2 qershor.

Qeveria e Kosovës, pavarësisht takimeve në Beograd të treshes diplomatike të Spanjës, Turqisë dhe Serbisë për mundësinë e gjetjes së një zgjidhjeje që edhe Kosova të jetë pjesëmarrëse në takimet rajonale, e veçanërisht pjesëmarrjes në Samitin e Sarajevës, deklaron se vendi në asnjë mënyrë dhe në asnjë kohë nuk do të paraqitet ndryshe në çfarëdo takimi, veç si shtet i pavarur. Në një deklaratë për Radio Kosovën, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, tha se Kosova ka qasje pozitive ndaj të gjitha vendeve dhe nismave për bashkëpunim rajonal. Por, sipas tij asnjëherë Prishtina zyrtare nuk do të marrë pjesë në takime pa identitetin e vet shtetëror.

“Kosova do të jetë pjesëmarrëse në të gjitha iniciativat rajonale dhe ato ndërkombëtare, por gjithnjë duke qenë e barabartë me të gjitha palët pjesëmarrëse në ato takime dhe natyrisht që logjika e Kosovës nuk është konfrontuese por bashkëpunuese dhe duke ruajtur tërësinë territoriale, sovranitetin Kosovës dhe identitetin shtetëror”, tha Kuçi.

Numri dy i Qeverisë së Kosovës tha se asnjë kompromis tjetër përveç qëndrimit të Prishtinës nuk do të pranohet. Ai ndryshe tha se edhe bashkësia ndërkombëtare duhet ta kuptojë tashmë se pengesë e bashkëpunimeve rajonale është Serbia, e cila ka logjikën e konfrontuese dhe dominuese ndaj vendeve tjera.

“Mos pjesëmarrja në këto takime zbeh vet fuqinë e tyre rajonale, por Kosova do të jetë e gatshme që të jetë gjithmonë vetëm e barabartë dhe e trajtuar një lloj sikurse vendet e tjera të rajonit”, tha Kuçi.

Ndryshe, mbrëmë në Beograd është mbajtur takimi midis ministrit të jashtëm të Spanjës Migel Anhelo Moratinos, atij turk Ahmet Davutoglu dhe zyrtarëve të lartë serbë, presidentit Tadiq dhe ministrit të jashtëm të Serbisë Vuk Jeremiq. Takimi ka pasur për qëllim gjetjen e një zgjidhjeje që të gjitha vendet e rajonit të jenë pjesëmarrëse të samitit të Sarajevës, përfshirë edhe Kosovën. Pas takimit, është thënë se duhet të gjenden modalitete në mënyrë që të gjitha vendet të jenë të pranishme dhe të mos dështojë ky samit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)