19 Prill 2024

Kosova dhe Maqedonia me protokoll bashkëpunimi diplomatik

Prishtinë, 22 qershor - Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme Vlora Çitaku priti sot në një takim pune Zoran Petrov zëvendësministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë. Dy zëvendësministrat nënshkruan Protokollin e Bashkëpunimit  mes dy ministrive të punëve të jashtme, që paraqet dokument me rëndësi për konkretizimin e bashkëpunimit në fushën e diplomacisë.
 
Në takim u diskutuan çështje me interes për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve duke shprehur kënaqësinë për arritijet e deritashme dhe për vullnetin dhe planet për intensifikimin e marrëdhënieve në fusha të  ndryshme me interes të të dy shteteve.
 
Të dyja palët shprehën vullnetin e tyre politik për të gjetur zgjidhje për çfarëdo çështje në raportet dypaleshe. Me nënshkrimin e këtij protokolli arrin në gjashtë numri i dokumenteve të nënshkruara ndërmjet Republikes së Kosoves dhe Republikës së Maqedonisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)