28 Mars 2024

Kosova dhe Austria bashkëpunime të ndërsjella

Prishtinë, 6 tetor - Ministrja e Administratës Publike ka takuar sot të ngarkuarin me punë në Ambasadën austriake në Kosovë, Hubert Beidinger. Ministrja Tahiri dhe Beidinger biseduan lidhur me mundësitë e reja për bashkëpunim të ndërsjellë mes Kosovës dhe Austrisë, në  fushën e administratës publike, shkollimit të saj dhe avancimit të shërbimeve që administrata ofron.

Ministrja e MAP-it, ka informuar të ngarkuarin me punë të Ambasadës austriake lidhur me prioritetet e resorit që ajo udhëheq, duke u ndalur tek arritjet në fushën e qeverisjes elektronike dhe në procesin e reformimit të administratës publike në përgjithësi.

Tahiri ka theksuar faktin se nevoja për kuadro të shkolluara ne fushat specifike për administratë është bërë edhe objektiv në kuadër të reformimit të përgjithshëm në shërbimin civil.

Beidinger ka shprehur gatishmërinë e Austrisë për bashkëpunim në fushat që konsiderohet e nevojshme, duke shfrytëzuar përvojat e mira që shteti austriak ka krijuar përgjatë zhvillimit të tij.

Takimi i ministres Tahiri me të ngarkuarin me punë në Ambasadën austriake, Beidinger u bë në  prag të vizitës së ministres së MAP-it në Austri, ku ajo do të marrë pjesë në Konferencën  “Lidershipi në situatat konfliktuoze, ndërtimi i paqes dhe pjesëmarrja e grave: sfidat dhe përparimi” , me rastin e 10 vjetorit të Rezolutës së Këshillit të Sigurimit 1325.


  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)