20 Shtator 2019

Korrupsioni në Kosovë mos të ndëshkohet vetëm nga Ambasada Amerikane

Prishtinë, 18 maj - Organizatat e shoqërisë civile të cilat angazhohen për sundim të ligjit dhe qeverisje të mirë, e mirëpresin reagimin e Ambasadës Amerikane në Kosovë në lidhje me dështimet e drejtësisë kosovare kundër aferave të korrupsionit të lartë.

Kjo ambasadë veçoj disa nga rastet me aferat korruptive më të mëdha si Pronto, Vizat Italiane, Ikja nga burgu i Dubravës dhe Apex, disa prej të cilave kanë marrë vendim nga gjykata e disa të tjera janë në proces.

Duke pare që sistemi i drejtësisë vendore nuk po funksionon, Ambasada Amerikane vendos që të konsideroj ndëshkime për marrje të vizave për personat e përfshirë në këto raste.

Fakti që Ambasada Amerikane në komunikatën e saj përmend edhe rastet e mbyllura, na rikujton promovimin e kulturës së pandëshskueshmërisë dhe pastrimin e figurave përmes lirimit të tyre nga përgjegjësia penale duke shfrytëzuar sistemin e drejtësisë.

Shoqëria civile dhe mediat në vazhdimësi po ngrisin dyshime për raste korruptive, mirëpo ato dyshime të bazuara po shkojnë qoftë pa u hetuar fare, në raste të caktuara duke u përfaqësuar në mënyrë jo-profesionale në gjykatë apo edhe duke mos u administruar drejtësia në bazë të procedurës, fakteve dhe ligjit.

Praktika e deritanishme dëshmon se edhe në ato raste që hetuar, ndjekur penalisht dhe gjykuar kanë përfunduar me gjykime liruese apo dënime që nuk përkojnë me peshën dhe dëmin që korrupsioni është duke i shkaktuar shoqërisë dhe shtetit të Kosovës. 

Në fakt, këto gjykime vetëm sa i kanë nxitur zyrtarët publik që të praktikojnë veprime korruptive për përfitime personale dhe grupore. 

Për më tepër, edhe dënimet në raste të caktuara po janë shumë të ulëta dhe njerëzit e dënuar po kthehen shpejt në institucione publike në pozita edhe më të larta se sa që kanë pasur para dënimit, siç patëm këto ditë edhe rastin kur një i dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare u punësua si zyrtar ligjor në Ministrinë e Inovacionit.

Sistemi i drejtësisë, përpos investimeve të mëdha dhe rritjeve të vazhdueshme të rrogave, po dështon në vazhdimësi që të sanksionoj korrupsionin dhe krimin e organizuar që tashmë po bëhet hapur në Kosovë.

Nuk është krejt e rastësishme pse kemi mbetur populli më i izoluar në Evropë dhe pse investimet e jashtme kanë rënë viteve të fundit në Kosovë. Korrupsioni dhe stimulimi i tij ka një meritë të veçantë për këto.

Reagimi i Amabasadës duhet të na shërbej gjithë neve, por sidomos për ata policë, prokurorë dhe gjykatës me integritet për të ngritur zërin dhe marrë guximin për sfidën e radhës e që, përpos gjithë problemeve tjera, qartazi është lufta aktive kundër korrupsionit të brendshëm në sistemin e drejtësisë dhe korrupsionit të  nivelit të  lartë dhe krimit të organizuar. 

Andaj, ne edhe një here bëjmë thirrje që kjo shoqëri të mos privohet nga një sistem drejtësisë që merr vendime meritore dhe të drejta. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 shtator 2019 - Shoqata për Dëme të Luftës “Ngritja e Zërit“, dorëzon në Gjykatën Kushtetuese për herë të gjashtë dosjet e radhës për kompensimin e dëmeve të luftës, respektivisht kërkesat, për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktvendimeve të Gjykatës Supreme të Kosovës. (Gjykata Kushtetuese, ora 9:00)

- Mbahet konferenca e parë për shtyp nga Kryesuesja e Misionit e Bashkimit Europian per monitorimin e zgjedhjeve te parakohshme parlamentare në Kosovë, Viola von Cramon-Taubadel. (Hotel Swis Diamond, ora 10:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore organizon ngjarjen “Pesë fjalimet për Qëndrueshmëri – Lokalizimi i Agjendës 2030 në Kosovë”. (Amfiteatri i Biblotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 10:00)

- Caritasi Zvicerran organizon ceremoninë zyrtare me rastin e shënimit të 20 vjetorit në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi merr pjesë në Panairin e punësimit në Prizren. (Palestra sportive në Prizren, ora 11:00)

- Let's Do It Kosova organizon konferencë për media, ku do të prezentohen aktivitetet e planifikuara të cilat do të zhvillohen për Ditën e Pastrimit të Botës. (Zyret e Let's Do It në Pejton, rruga "Pashko Vasa", ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Zyren e Bashkimint Evropian në Kosovë organizon zhvillon aktivitetin "Ngasja e çiklizmit - knaqesi dhe shendet". (Amfitetari sheshi "Zahri Pajaziti", ora 12:00)

- Lëvizja FOL organizon diskutimin e pestë në kuadër të Forumit FOL Hapur me Fatmir Limaj, Kandidat për Kryeministër nga Koalicioni NISMA-AKR-PD. (Lëvizjes FOL, ora 12:30)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në 20-vjetorin e themelimit të RTV Mitrovica. (Restorant Skandinavia, Koshtovë - Mitrovicë, ora 13:00)

- Filmi ZANA me regji te Antoneta Kastrati, nominimi i Kosoves për Oscars, pas premieres boterore ne festivalin e madh te Torontos shfaqet per gazetar në Cineplexx Kosove. (Cineplexx, Albi Mall,  ora 13:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi merr pjesë në venien e gurthemelit te palestrës sportive në Dragash. (Dragash, ora 14:00)

- Kandidatja për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani se bashku me krytarin e Komunës e Gjilanit, Lutfi Haziri takohen me rininë e LDK-së në Gjilan. (Shtëpi e Rinisë, Gjilan, ora 16:30)

- Kandidatja për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani se bashku me krytarin e Komunës e Gjilanit, Lutfi Haziri takohen me gratë e Gjilanit. (Teatri e qytetit, ora 17:30)

- Zhvillohet defileu u grupeve që marrin pjesë në Festivalin Ballkanik të Folklorit. (Nisja nga shkollfa fillore “Selman Riza” përgjatë rrugës “Dardania”, ora 18:00)

- Fillon edicioni i III-të i Festivali Ballkanik të Folklorit në të cilin do të marrin pjesë Ansamble dhe grupe nga: Shqipëria, Kroacia, Bullgaria, Turqia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova. (Ambientet e Shkollen fillore “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë, ora 19:00)