18 Prill 2024

Koordinimi efikas i kontribuon avancimit me agjendën evropiane

Prishtinë, 11 shkurt - Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka priti në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt të cilin e njoftoi për prioritetet kyçe dhe avancimin e koordinimit për agjendën evropiane.

Ministri Reka falënderoi Ambasadorin Heldt për kontributin e vazhdueshëm të Gjermanisë dhënë për Kosovë, me theks të veçantë për përkrahjen me ngritjen e kapaciteteve për të avancuar me procesin e integrimit evropian.  

Në takim u diskutua për çështjet e identifikuara në Raportin e Komisionit Evropian për Vendin, të arriturat dhe sfidat e këtij procesi. Po ashtu u theksua se koordinimi efikas ndërmjet të gjithë faktorëve vendimmarrës në Kosovë i kontribuon avancimit.

Ministri Reka potencoi se integrimi evropian është ndër prioritetet kyçe të qeverisë Kurti. 

AmbasadoriHeldt uroi Ministrin Reka për detyrën e re për të udhëhequr procesin e integrimit Evropian në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)