24 Shtator 2020

Konsull i Përgjithshëm me vetëm shkollën e mesme të kryer

Prishtinë, 4 gusht - Me grada te pozitave është ngritur, por jo edhe në nivele arsimore. Konsulli i Përgjithshëm në Bavari, Afrim Nura, del se është vetëm me shkollë të mesme, por megjithatë kjo nuk e ka penguar që ai të gradohet në pozita diplomatike.

Gazeta NewBorn, mëson se Nura i cili është Konsull i Përgjithshëm në Bavari në njërën prej republikave me të mëdha në Gjermani e ka të kryer vetëm shkollën e mesme.

Fakultetin e Mjekësisë e kishte filluar duke kryer vetëm gjashtë semestra, por të mos e kryer më atë.

Siç shihet në CV-në e Nurës të cilën e ka siguruar Gazeta NewBorn, arsyetimi i ndërprerjes së studimeve ka qenë pasi që Universiteti i Prishtinës, ishte suprimua dhe mbyllur nga masat e ashpëra të Millosheviqit, ani pse kjo gjë ka ndodhur mbi dy dekada më parë, por Nuha më nuk ka marr mundin që të i rinisë studimet aty ku i kishte lën, duke zgjedhur kështu që përkundër mos arritjes së kryerjes edhe të një niveli arsimor, ai të bëhet Konsull i Përgjithshëm.

Por kjo nuk është e tëra, Nura ka probleme të theksuara edhe në drejtshkrim në një e-mail të dërguar vit më parë, Nura del se nuk e njeh mirë drejtshkrimin e gjuhës shqipe, duke bërë kështu gabime të pafalshme për një konsull të përgjithshëm.

 

Gazeta NewBorn

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Shtator 2020

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton Komunën e Ferizajt. (Objekti i Komunës Ferizaj, ora 9:30)

- Në kuadër të Javës së sporti, Federata e Pingpongut në bashkëpunim me Departamentin e sportit të MKRS do të organizoj një aktivitet promovues për pingpongun në Pejë. (Sheshi Dukagjini në Pejë, ora 10:00)

 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton Mural Fest. (Muralet e qytetit në Ferizaj, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit fillon projektin e Drejtorisë së Shëndetësisë për Kujdesin Geriatrik me ç'rast kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Visar Shehu dhe drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj do të prononcohen për media. (Nisja do të bëhet nga objekti i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ora 10:00)

- Mbledhja e komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të shqyrtohet plani i punës së Komisionit për sesionin vjeshtor 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:30)

 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi merr pjesë në ndarjen e certifikatave për të rinj të trajnuar për ndërmarrësi. (Qendra e Inovacionit në Ferizaj, ora 11:00)

- Zëvendësguvernatori për Mbikëqyrje Financiare, Sokol Havolli dhe Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi mbajnë konferencën për media. (Auditoriumi i BQK-së, ora 11:30)

-  Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të shqyrtohet Projektligji për mbrojtje nga dhuna në familje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)
 
 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi merr pjesë në aktivitet me misionin e OSBE-së. (Muzeu i Kosovës, ora 14:00)