04 Qershor 2020

Konkurset për institucionet e pavarura do të shpallen pas normalizimit të situatës

Prishtinë, 7 prill - Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani, u takua me kryetarët e komisioneve parlamentare: Fatmire Kollçaku, Driton Selmanaj dhe Rasim Demiri.

Në takim u diskutua lidhur publikimin e konkurseve për pozitat e lira në disa prej institucioneve të pavarura, për të cilat Kuvendi shpall konkursin dhe bën përzgjedhjen e kandidatëve.

Për shkak të situatës së krijuar nga përhapja e pandemisë Covid-19, si dhe përfundimit të kontratës me kompaninë e angazhuar nga Ambasada Britanike për monitorimin e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve, u vendos që shpallja e konkurseve të bëhet pas normalizimit të situatës.​


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Qershor 2020

- Mbahet ceremonia e marrjes së detyrës nga Kryeministri i zgjedhur, Avdullah Hoti. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)
   
- Kompanitë e auto-shkollave protestojnë për rifillimin e punës. (Para Ministrise se Infrastruktures, ish-pallati i Rilindjes, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi publikon raportin “Dështimi i gjykatave në mbushjen e Programit për Kompensimin e Viktimave të Krimit”. (Hotel “Sirius”, ora 10:30)
   
-  Mbahet seancë e Kuvendit në të cilën pritet të formohet Komisioni Hetimor Parlamentar për menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të organizojë mbjelljen e drunjëve në lagjen Lakrishte. (Lagja Lakrishte në Prishtinë, ora 11:00)

- Këshilli iniciues i punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës organizon protestë para mensës së Termocentralit Kosova B. (Termocentrali Kosova B, Obiliq, ora 12:00)