20 Prill 2024

Komunat zotohen për të përmbushur Agjendën për Zhvillim të Qëndrueshëm

Prishtinë, 1 korrik - Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) mbajti sot konferencën me titull ‘Lokalizimi i Agjendës 2030 - Sfidat dhe mundësitë për përmbushjen e 17 Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm’.

Në konferencë morën pjesë kryetarë të komunave dhe përfaqësues të Asociacionit të Komunave të Kosovës, deputetë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, si UNDP dhe GIZ, dhe përfaqësuese të shoqërisë civile.

Konferenca u organizua si pjesë e projektit “Qeveritë (Lokale) e Zhvilluara Qëndrueshëm për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm #SDG4SDGs”, i financuar nga Qeveria Federale Gjermane. Si pjesë e projektit, INDEP ka zhvilluar 7 plane komunale për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ) për komunat: Prishtinë, Prizren, Drenas, Deçan, Vushtrri, Podujevë dhe Novobërdë.

Në fjalën e tij hyrëse, drejtori ekzekutiv i INDEP, Burim Ejupi, theksoi rëndësinë që ka ky projekt për programit e INDEP për Zhvillim të Qëndrueshëm, si dhe vullnetin e INDEP që ky projekt të zgjerohet edhe në komunat e tjera të Kosovës.

Për të pranishmit, një fjalë hyrëse e dha edhe Koordinatorja për Zhvillim në OKB, Ulrika Richardson.

“Tani më Kosova ka miratuar Rezolutën në Kuvendin e Kosovës me të cilën ka njohur Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së dhe kjo përbënë bazë të mjaftueshme ligjore që Kosova të vijojë me implementimin e kësaj agjende”, tha znj. Richardson.

Të pranishmëve me një fjalë rasti ju drejtuar edhe drejtori i zyrës së GIZ në Kosovë, David Oberhuber.

 Ai foli për rëndësinë që ka angazhimi i shoqërisë civile në mbështetje të komunave dhe u zotua se GIZ do të vazhdojë përkrahjen edhe në të ardhmen.

Fatmire Kollçaku, deputete në Kuvendin e Kosovës dhe anëtare e Këshillit të Zhvillimit të Qëndrueshëm, vuri theksin tek zhvillimi i projekteve që zgjasin përtej një qeverisje aktuale dhe rolin që OZHQ-të kanë për të krijuar këtë lloj koncenzusi për zhvillim socio-ekonomik lokal.

Nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, të pranishmëve me fjalë përshëndetëse iu drejtua Sazan Ibrahimi.

“Komunat tashmë kanë filluar të prioritizojnë agjendën 2030, por gjithnjë e më tepër, atyre u duhet mbështetje më e madhe nga niveli qendror”, tha z. Ibrahimi duke përgëzuar punën e INDEP në promovimin e këtyre objektivave.

Në një lidhje me video-konferencë, Isabelle Krahe nga GIZ në Gjermani, paraqiti angazhimin e institucionit të cilin ajo përfaqëson, për t’ju dhënë asistencë vendeve në zhvillim për të arritur objektivat në fjalë.

Ajo prezantoi raste të suksesit dhe shprehu gadishmërinë për të kontribuar edhe më tutje në transferimin e kësaj dije në Kosovë. Konferenca vijoi me prezantimin e Planeve Komunale për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe një diskutimi të hapur të të pranishmëve mbi to.

Fjalë rasti mbajtën edhe kryetarët e komunave Prizren dhe Deçan, të cilët ishin mirënjohës për ngritjen e kapaciteteve të zyrtarëve komunal përkatës në lidhje me OZHQ-të.

Në fund, ngjarja u përmbyll me nënshkrimin e një Deklarate të Përbashkët të Kryetarëve të Komunave me të cilën shprehet vullneti për tu angazhuar në arritjen e OZHQ-ve në funksion të rritjes së mirëqenies së qytetarëve dhe zhvillimit të qëndrueshëm lokal.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)