29 Mars 2024

Komunat, rol të rëndësishëm në liberalizimin e vizave

Prishtinë, 4 prill - Në kuadër të procesit për ri-integrimin e personave të ri-atdhesuar dhe koordinimit institucional mes nivelit qendror  dhe atij lokal, Ministrja e Integrimeve Europiane znj. Vlora Çitaku, Ministri i Administrimit të Pushtetit  Lokal, Slobodan Perovic dhe  Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi takuan përfaqësuesit komunal të  Zyrave komunale për kthim dhe komunitete dha ata për integrime Europian.

Në kuadër të takimit të procesit për ri-integrimin e personave të ri-atdhesuar, gjatë fjalës hyrëse, Ministrja e Integrimeve Europiane, znj. Vlora Çitaku  potencoi me një theks të veçantë, se procesi i ri-integrimit të personave të riatdhesuar është një proces mjaft i rëndësishëm për Kosovën, dhe se lidhet drejtpërdrejtë me liberalizmin e vizave dhe marrëveshjen e Kosovës për tregti të lirë me BE- në. 

Po ashtu znj. Çitaku kërkoi nga zyrtarët komunal që procesi i ri-integrimit të vendoset si një prioritet i rëndësishëm për komunat dhe të punohet më përkushtim serioz në këtë drejtim

Ministri  i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic tha se komunat kanë rol të rëndësishëm në procesin e ri-integrimit dhe se procesi i riatdhesimit dhe ri-integrimit është një ndër pikat kryesore drejt liberalizimit të vizave ku një rol mjaft të rëndësishëm në këtë proces e kanë komunat përkatësisht zyrat komunale për komunitete dhe kthim.


Në mënyre që procesi i  ri-integrimit të zhvillohet në mënyrë sa më të suksesshme dhe pa implikime buxhetore, Zëvendëskryeministri Petrovic njoftoi se Qeveria e Kosovës ka ndarë 3.5 milon euro për realizimin e këtij procesi.

Zëvendëskryeministri Petrovic, kërkoi nga zyrtarët komunal që të përgatiten të dhëna të sakta lidhur me statistikat e personave të riatdhesuar në mënyrë që ky proces të realizohet mbi bazën e raportimit faktit dhe të drejtë nga vet komunat.

Zëvendëskryeministri  Petrovic, tha se Ministra e Administrimit të Pushtetit Lokal do të ofroj mbështetje të vazhdueshme për komunat në procesin e ri-atdhesimit dhe se me gjitha kapacitetet  që ka do të jetë në dispozicion të komunave në mënyrë që ky proces të zbatohet me sukses.

Duke folur për rëndësinë që kanë komunat në procesin  e ri-integrimit të personave të riatdhesuar, Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi tha se destinimi kryesor i personave që do të kthehen është komuna, andaj përkushtimi i komunave në këtë drejtim duhet të jetë i një niveli mjaft të lartë. 

Duke theksuar rëndësinë e veçantë që ka procesi i  riatdhesimit z. Rexhepi procesi i  ri-integrimit  të   personave të ri-atdhesuar është proces me interes nacional dhe politik për vendin.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)