24 Prill 2024

Komunat kanë obligime në procesin e integrimeve evropiane

Pejë, 23 gusht - Ministri i Integrimit Evropian, Besim Beqaj gjatë takimit me kryetarin e Komunës së Pejës, Ali Berisha ka theksuar se komunat kanë përgjegjësi dhe obligime të rëndësishme në procesin e integrimeve evropiane.

Temë qendrore e takimin ishte realizimi i obligimeve të komunës në procesin e integrimit evropian duke u përqendruar në obligimet konkrete dhe mënyrën e realizimit të tyre.

Pasi që informoi kryetarin Berisha dhe bashkëpunëtorët e tij lidhur me aktivitetet e Ministrisë dhe Qeverisë së Kosovës në procesin e integrimeve, ministri Beqaj theksoi se në nivel të komunave duhet forcuar zyrat e integrimeve evropiane dhe ofroi ndihmën konkrete në trajnimin e kuadrove për këtë lëmi.

Ministri Beqaj me këtë rast theksoi se Komuna e Pejës do të jetë njëra nga bartëset kryesore të realizimit të Marrëveshjes Ndërkufitare të Kosovës me Malin e Zi, e cila pritet të nënshkruhet këtë vit ose fillimin e vitit të ardhshëm.

 “Peja është komunë që mund të premtojë shumë në fushën e projekteve konkrete, sikur bashkëpunimi ndërkufitar. Presim që shumë shpejtë të nënshkruajmë marrëveshjen e tille edhe me Malin e Zi”, tha ministri Beqaj pas këtij takimi.

Ministri Beqaj theksoi se procesi i integrimit është proces i prioritetit nacional. Parapërgatitja e vendit për integrime evropiane nuk nënkupton se detyrë primare është vetëm anëtarësimi në BE, por edhe shërbime më të mira ndaj qytetarëve, ekonomi të mirëfilltë, transparencë, bashkëpunime rajonale, ka thënë ministri Beqaj.

Kryetari i Komunës së Pejës, Ali Berisha ka shprehur gatishmërinë e Komune për ti realizuar obligimet që i ka në këtë proces të rëndësishëm dhe njëkohësisht u angazhua edhe për mbështetje më të fuqishme nga institucionet qendrore.

Vizita e ministrit Beqaj komunës së Pejës është pjesë e aktivitetit konkret të MIE në përshpejtimin e aktiviteteve konkrete në procesin e integrimeve evropiane.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)