20 Prill 2024

Komuna e Rahovecit nis dëgjimet publike me qytetarë për përgatiten e buxhetit

Prishtinë, 7 korrik - Komuna e Rahovecit, përkatësisht Komiteti për Politik dhe Financa ka nisur dëgjimet publike me qytetarë për përgatitjen e buxhetit për vitin 2021. Dëgjimet e para janë mbajtur me banor të fshatrave Krushë e Madhe, Celinë, Nagac, Hoçë e Vogël dhe Brestoc.

Afrim Dina, kryesues i Kuvendit Komunal të Rahovecit (KPF), njëherit edhe kryesues i Komitetit për Politik dhe Financa u tha qytetarëve që ishin të pranishëm në dëgjim publik se këto dëgjime organizohen nga anëtarët e KPF-së dhe ne jemi këtu që të marrim kërkesat që ju i keni duke u bazuar nga ato më me prioritet.

Prezantimin e buxhetit e ka bërë Afrim Limani, drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa duke i njoftuar qytetarët që ishin të pranishëm në dëgjim publik se buxheti i komunës së Rahovecit për vitin 2021 do të jetë 14 milion e 548 mijë e 823 euro, grandi qeveritar do të jetë 13 milion e 391 mijë  e 982 euro, kurse të hyrat vetanake do të jenë 1 milion e 156 mijë e 841 euro.

Selami Hoti, kryetar i këshillit të fshatit Krushë e Madhe tha se në si kryesi e fshatit jemi takuar dhe kemi biseduar lidhur me kërkesat, por që të gjitha kërkesat e renditura sipas prioriteteve do t’ju dorëzojmë tek kryesuesi i kuvendit dhe kryetari i komunës, të nënshkruara dhe të protokolluara.

Ndërsa Muhamet Ramadani, kryetar i këshillit të fshatit Celninë tha se kërkesat e banorëve janë: Rregullimi i një shtëpi të kulturës, rregullimi i një fushe sportive, rrugët fushore me zhavor, shtrirja e kanalizimit edhe tek një lagje dhe dhënia e serave për fermerët e fshatit.

Kurse Arjan Gashi, kryetar i këshillit të fshatit Nagac tha se si fshat kemi këto kërkesa: Rregullimi i rrugës së Melesës, Rregullimi i fushës sportive, hapja e rrugës për dalje për në qytetin e Rahovecit dhe kubëzimi i rrugëve përbrenda fshatit.

Masar Shala, kryetar i këshillit të fshatit Hoçë e Vogël  ka prezantuar kërkesat e këtij fshati sipas prioriteteve: Rregullimi i proçkave, kubëzimi i rrugëve ndërtimi i trotuarit, rregullimi i kanalizimit të ujërave të zeza , rregullimi rrugëve fushore, pastrimi i mbeturinave të ngurta, rregullim i dy parqeve, rregullimi i sistemit të ujitjes, mirëmbajtja e fushës sportive dhe mbjellja e drunjtëve dekorativ.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)