28 Mars 2024

Komuna e Rahovecit mbanë debatin e parë publik me qytetarë

Rahovec, 11 Korrik - Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka mbajtur debatin e  parë publik me qytetarë, ku është prezantuar punën dhe aktivitetet tjera që janë mbajtur gjatë periudhës janar-Qershor 2019.

Në fillim të debatit kryetari Latifi, përmes projektorit ka paraqitur punën e tij për periudhën Janar-Qershor 2019, projektet e realizuara gjatë kësaj periudhe raportuese dhe projektet që janë planifikuar të realizohen gjatë vitit 2019.

Në debat të pranishëm ishin, kryetar të lagjeve të qytetit dhe fshatrave përfaqësues të OJQ-ve dhe qytetarë të cilët pas përfundimit të raportimit të kryetarit, kanë pasur pyetje, komente dhe janë interesuar për projektet e realizuara gjatë kësaj periudhe dhe ato që do janë planifikuar të realizohen në vazhdimësi.

Përgjigjet në pyetjet dhe shqetësimet e bëra nga pjesëmarrësit në debat u ka dhënë kryetari i komunës, Smajl Latifi dhe drejtor të drejtorive komunale.

Në këtë vegëz: https://kk.rks-gov.net/rahovec/wp-content/uploads/sites/23/2019/07/Raport-gjashtmujor-i-punes-Janar-Qershor-2019.pdf, mund të gjeni raportin e punës së kryetarit të komunës për periudhën Janar-Qershor 2019.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)