29 Mars 2024

Komisioni për verifikimin e viktimave të dhunës seksuale e njofton Osmani me punën e tyre

Prishtinë, 9 mars - Në prag të seancës sensibilizuese të Kuvendit të Kosovës, e cila do t’i kushtohet ngritjes së vetëdijes së shoqërisë për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, kryetarja dr. Vjosa Osmani ka takuar Komisionin për verifikimin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Ky Komision e ka përgëzuar kryetaren Osmani për mbajtjen e seancës sensibilizuese për këtë kategori dhe e ka njoftuar me punën e deritashme dhe me sfidat me të cilat përballet.

Anëtarë të këtij Komisioni kanë folur për ndjeshmërinë dhe vështirësitë e procesit, të shkaktuara nga mungesa e buxhetit të këtij Komisioni, sikurse edhe stigma ndaj të të mbijetuarave të dhunës seksuale.

Procesi i aplikimit, sipas Komisionit ka shënuar rënie, ndaj është kërkuar mbështetje institucionale për sensibilizim për rëndësinë që ka ky proces për shtetin e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)