26 Prill 2024

Komisioni Evropian përgëzon Presidenten Jahjaga

Prishtinë, 20 prill - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot ushtruesin e detyrës së kryesuesit të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian (KE) në Prishtinë, Khaldoun Sinno.
 
Zoti Sinno e përgëzoi Presidenten për zgjedhjen në krye të vendit dhe shprehu gatishmërinë e KE për bashkëpunim dhe ndihmë institucioneve të Kosovës në të gjitha fushat. Ai tha se Kosova duhet të bëjë hapa konkretë në fusha të ndryshme posaçërisht në atë të legjislacionit, në hartimin dhe zbatimin e ligjeve.

Zoti Sinno tha se institucionet e Kosovës duhet të punojnë në të gjitha fushat e identifikuara në Raportin e Progresit dhe që kanë për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës.
 
Presidentja Jahjaga, duke e falënderuar zoti Sinno për ndihmën që KE i ka dhënë dhe po i jep Kosovës, vlerësoi se vendit i duhet një përkrahje dhe ndihmë e fuqishme në fusha të ndryshme, përfshirë përmirësimet në raportin e progresit dhe në veçanti në përmbushjen e e standardeve evropiane.

Ajo tha se pjesëmarrja e Kosovës në programet e BE-së është e domosdoshme dhe njëkohësisht kërkoi marrëdhënie kontraktuale me BE-në, që do të ndihmonte procesin e reformave në vend.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)