23 Prill 2024

KNKK angazhohet në zgjidhjen e problemit të të pagjeturve

Prishtinë, 3 maj - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti shefin e misionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK), Jan Nichols Schutt, dhe zëvendësshefin e misionit, Agim Gashi.

Përfaqësuesit e KNKK-së e uruan presidenten Jahjaga për zgjedhjen në krye të vendit dhe i ofruan asaj mbështetjen e plotë.

Përfaqësuesit e KNKK-së thanë se misioni është i angazhuar në veçanti në zgjidhjen e problemit të të pagjeturve në Kosovë dhe e vlerësuan angazhimin e Presidentes rreth kësaj çështjeje.

Presidentja Jahjaga falënderoi misionin e KNKK-së për punën e deritashme për çështjen e të pagjeturve dhe ritheksoi përcaktimin e saj për të punuar në zbardhjen e fatit të të gjithë personave të pagjetur në Kosovë.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)