26 Prill 2024

KMDLNJ: Opozita duhet të marrë përgjegjësi për bisedimet me Serbinë

Prishtinë, 17 qershor - Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka vlerësuar se me formimin e qeverisë së re në me krye Avdullah Hotin , kryeminister, u shtuan edhe kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare për vazhdim të bisedimeve me Serbinë e që ishin ndërprerë para 3 viteve.

Kryeministri Hoti sipas KMDLNJ-së po bënë përpjekje që edhe opoziten ta bëjë pjesë të Ekipit Negociues e që LVV e ka refuzuar sikur që as PDK nuk ka qëndrim të qartë për këtë.

 Përpjekjet ndërkombëtare janë bigëzuar; BE e ka angazhuar emisarin Lajçak i cili ka filluar bisedimet me autoritetet kosovare, të opozitës dhe të pozitës në ndërkohë që emisari i presidentit Tramp, Riçard Grenell i ka ftuar palët negociuese në Washington me 27 qershor 2020.

KMDLNj vlerëson se opozita në Kosovë , në të gjitha rrethanat dhe me kapacitet të plotë duhet të bëhet pjesë e Ekipit Negociator dhe se refuzimi eventual nuk e liron opozitën nga përgjegjësia në rast të një marrëveshjeje jo të mirë për Kosovën.

KMDLNj ia përkujton opozitës se çdo qeveri e zgjedhur me 61 vota të deputetëve të Kuvendit të Kosovës është legjitime prandaj edhe qeveria Hoti është plotësisht legjitime.

Pjesëmarrja e opozitës në procesin negociator, në mos asgjë tjetër e siguron transparencën e që deri më tani ka munguar duke krijuar paqartësi dhe dyshime në këtë proces shumë të rëndësishëm për Kosoven dhe qytetarët e saj.

KMDLNj gjithashtu konsideron se opozita mund të luaj rol të madh për faktin se afërsisht 60 deputetë shqiptarë janë në opozitë dhe ky fakt vetëm sa e shton përgjegjësinë e opozitës para votuesve dhe qytetarëve të Kosovës.

Pozita ka përgjegjësi kushtetuese të udhëheq dialogun me Serbinë por se nuk mund ta marrë asnjë vendim të rëndësishëm për Kosoven pa pajtimin dhe pjesëmarrjen e opozites.

Mbrojtja e integritetit territorial të Kosovës dhe shtrirja e sovranitetit të plotë brenda këtij integriteti territorial nuk duhet të diskutohet as edhe si propozim dhe pikërisht roli i opozitës, si pjesë e Ekipit Negociator është të mos lejojë asnjë mundësi apo hapësirë për këtë.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti , para se të shkojë në Washington duhet t'iu drejtohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe t'i informojë ata për parimet dhe pikat që do të jenë të panegociueshme.

Opozita duhet të ofrojë një çështje konstruktive , të respektojë institucionet duke pasur parasysh se negociatat me Serbinë nuk janë çështje personale , politike, partiake apo ideologjike por çështje që do e përcaktojnë të ardhmen e Kosovës dhe qytetarëve të saj prandaj edhe duhet të sillen në përputhje me këto përgjegjësi.

Opozita ka mundësi dhe detyrim që në çastin kur konstaton se ka devijim nga interesi kombëtar dhe shtetëror, të dal nga Ekipi Negociator dhe të vëhet në organizim dhe në ballë të qytetarëve për ta kundërshtuar këtë.

Nuk është koha as e karshillëkut apo protagonizmit politik por është koha e marrjes së përgjegjësive në këtë periudhë shumë të ndjeshme për Kosovën.

Pa opoziten nuk mund të merret asnjë vendim, me një opozitë konstruktive , si pjesë e Ekipit Negociator do të bëhet e pamundur marrja e çfarëdo vendimi të dëmshëm për Kosoven.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)