22 Nëntor 2019

KMDLNJ kërkon që institucionet e Kosovës të formohen sa më shpejt

Prishtinë, 15 tetor - Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ)vlerëson se procesi zgjedhor përfundoi duke u vlerësuar me një notë të lartë, si nga mekanizmat monitortues të Kosovës ashtu edhe nga ekipet monitoruese ndërkombëtare, qoftë nga ekipi i BE-së ashtu edhe nga të tjerët. 

Votuesit e shfrytëzuan të drejtën e tyre për të votuar në përputhje me vullnetin dhe preferencat partiake dhe për këtë sipas KMDLNJ-së nuk kishin pengesa që do të ndikonin në rregullsinë e procesit zgjedhorë si dhe në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.

"Është një përjashtim të cilit nuk i është kushtuar vëmendje e duhur dhe, për pasojë kemi rezultate të kontestueshme sepse, për shkak të presionit të madh të Beogradit, votuesit serbë të Kosovës kanë qenë të detyruar ta votojnë Listën Serbe gjë që e kanë konstatuar edhe monitoruesit e zgjedhjeve", thekson KMDLNJ.

KMDLNj kundërshton rezultatet përfundimtare që e nxjerrin LS si fituese absolute për faktin se votimi është bërë në rrethana të një presioni të madh të Listes Serbe dhe ndërhyrjes flagrante përmes metodave të dhunës dhe të shantazhimit që e ka bërë Serbia dhe presidenti i saj, Aleksandar Vuçiq ndaj votuesve serbë të Kosovës.

Prandaj, votimi për serbët e Kosovës duhet të përsëritet sikur që duhet të krijohen kushte që votuesit serbë të Kosovës të votojnë pa iu nënshtruar kërcënimeve, shantazhimit dhe terrorizimit që ua kanë bërë LS dhe autoritetet e Serbisë.

Votuesve serbë të Kosovës në këtë mënyrë iu është shkelur në mënyrë flagrante e drejta elementare e njeriut, e drejta për të votuar dhe për t’u votuar.

Nëse për procesin zgjedhorë vlerësimet kanë qenë më të larta dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare, ka shumë vërejtje në punën e komisionerëve të zgjedhjeve, sidomos nga ata që nuk kanë fituar vota të mjaftueshme dhe të cilët kanë deklaruar se iu janë “ avulluar “ votat.

Nëse votuesit janë përcaktues për rezultatin final të subjekteve garuese atëherë duket se komisionerët janë përcaktues për përbërjen e listave me deputetë që e kanë fituar të drejtën për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Pas zgjedhjeve të 6 tetorit 2019 është krijuar një situatë e qartë ; LVV aktualisht është fituese e zgjedhjeve kurse LDK po pret rezultatin përfundimtar dhe certifikimin e këtij rezultati me shpresë se do të jetë fituese e zgjedhjeve.

Në anën tjetër kemi dy subjekte politike që janë radhitur në vendin e 3 –të, PDK dhe në vendin e 4 –të, koalicioni AAK – PSD dhe të cilat menjëherë janë deklaruar se i pranojnë rezultatin e  zgjedhjeve dhe se kalojnë në opozitë.

LVV dhe LDK edhe para zgjedhjeve kanë bërë përpjekje të bëjnë një koalicion parazgjedhorë por se nuk dolën të garojnë bashkë kurse, tani, në rrethana të reja nuk e kanë asnjë problem të përshpejtojnë formimin e institucioneve të reja për faktin se janë deklaruar për bashkëqeverisje.

Asnjëherë nuk kemi pasur një situatë më relaksuese për formimin e institucioneve të reja dhe çdo vonesë në këtë drejtim do t’i adresohet pozitës apo fituesve të zgjedhjeve .

KMDLNj kërkon që institucionet e Kosovës të formohen sa më shpejt të jetë e mundur dhe, çdo vonesë do të ndikojë në efikasitetin dhe efektivitetin e institucioneve të reja.

 KMDLNj pret që opzita të jetë bashkëpunuese dhe konstruktive ndërkaq tejkalimin e fjalorit në disa raste e konsideron si rezultat i një euforie të fituesit të zgjedhjeve sikur edhe dëshpërimit për shkak të humbjes së zgjedhjeve.

Kosova edhe ashtu është vonuar prandaj kërkohet një përgjegjshmëri më e madhe e pozitës por edhe opozitës përballë proceseve të rëndësishme me të cilat po përballet dhe do të përballet Kosova në një të ardhme të afërt.

KMDLNj pret që ndërkombëtarët të mos bëhen “ ndrikulla “ në formimin e institucioneve të reja por duhet ta respektojnë vullnetin e shprehur në zgjedhjet e 6 tetorit 2019.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 nëntor 2019 - UBT në bashkëpunim me Institutin Shkencor Suedez-Kosovar do të mbajnë bashkërisht konferencën “30-vjetori i Rënies së Sistemit Komunist”. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Drejtoresha e misionit të USAID-it në Kosovë Lisa Magno do të flasë në hapjen e konferencës Vetë - Qeverisja Lokale në Kosovë - 20 Vjet. (Hoteli Swiss Diamond, ora ora 9:00)

- OJQ-Voice of Roma Ashkali and Egyptians - VoRAE organizojnë hapjen e ceremonisë të tri projekteve të financuara nga Roma Education Fund dhe Komisioni Evropian organizim ky i mbështetur nga Roma Versitas dhe Roma Education Fund, Kosovo së bashku me VoRAE. (Qendra Kulturore dhe Informative të BE-së në Prishtinë, ora 9:00)

- Instituti Demokratik të Kosovës organizon tryezën e diskutimit “Tejkalimi i sfidave të Kuvendit - nevoja për një Rregullore të re të punës”, në një diskutim të hapur me përfaqësues të partive politike parlamentare si dhe përfaqësues të organizatave vendore dhe ndërkombëtare. (Salla e konferencave Orion, ora 10:00)

- Në prag të 25 nëntorit, Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, dhe fillimit të fushatës 16 Ditët e Aktivizmit, Misioni i OSBE-së në Kosovë do t’i prezantojë rezultatet e Anketës mbi Mirëqenien dhe Sigurinë e Grave në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Iniciativa për Histori Gojore përmes projektit të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore”, financuar nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon në Stabilitet dhe Paqe, do të lansojnë aplikacionin mobil 'Janjeva Ecë'. (Restoran 2000 në Janjevë, ora 11:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media me temë “Vetingu: Mënyra e vetme për të siguruar pavarësinë e plotë të sistemit të drejtësisë në Kosovë”. (Qendra e Konferencave Orion, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në konferencën “Nisja e sondazhit për mirëqenien dhe sigurinë e grave në  Kosovë”, e cila organizohet nga OSBE. (Hoteli “Swiss Diamond”, ora 11:00)

- Komuniteti Merakli t'kerreve organizon protestë kundër rritjes së cmimeve për sigurimin e veturave. (Rr. Luan Haradinaj, pran Bankes Qendrore të Kosovës, ora 13:00)

- Fondacioni Geoffrey Nice në bashkëpunim me “Qendrën për të Drejtat e Njeriut” të RIT Kosov organizon konferencën dy ditore me temë "Narrativat Kalimtare, Post-Kalimtare dhe Strategjike për Luftërat Jugosllave: nga Luftërat dhe Kërkimi i Drejtësisë tek Lojërat Gjeo-Politike të Fuqisë. {RIT Kosova - AUK në Rr. Dr. Shpetim Robaj, në Prishtinë, ora 13:00)

- Promovohet libri "Profili i Bjeshkëve të Nemuna’’ nga Profesor Sadri A Lokaj. (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan, ora 14:00)

- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti “Hasan Prishtina” në Prishtinë, në mbështetje të Aktivitetit të USAID-it Drejtësia Vlen dhe në bashkëpunim me Odën e Avokatëve të Kosovës, organizojn diskutim në lidhje me “Klinikat Jurdike me raste reale”. (Salla A34 në Universitetin e Gjilanit, ora 14:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, pret në takim njohës komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneral Major, Michele Risi. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)

- Shoqata e Malazezëve të Kosovës organizon shfaqjen e leximit skenik të dramës “Flora”. (Qendra e zhvillimit Malazezeve në Arbëri ish Dragodan, rruga Eduard Lir 4, ora 19:00)