29 Mars 2024

KK e Mitrovicës nënshkruan 5 marrëveshje me Bashkësinë Islame

Prishtinë, 28 prill - Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati ka nënshkruar pesë marrëveshje me Myftiun e Kosovës, Naim Tërnava dhe kryetarin e Bashkësisë Islame (BI-së) në Mitrovicë, Jetish Berisha, që kanë të bëjnë me projekte të ndryshme në të mirë të qytetarëve të kësaj komune.

Është nënshkruar marrëveshja për rindërtimin e Xhamisë së Ibrit, ajo për mbulimin e shpenzimeve nga komuna për varrimin e qytetarëve, caktimin e një lokacioni për ndërtimin e një xhamie në Lagjen e Romëve, mandej marrëveshjen për dhënien në shfrytëzim për shoqatat e luftës së UÇK-së të një hapësire e cila është në kontest ndërmjet komunës dhe Bashkësisë Islame (deri në vendimin e gjykatës) si dhe një marrëveshje për ndërtimin e një objekti në Varrezat e Qytetit për kryerjen e riteve fetare për të vdekurit.

Kryetari Kastrati, ka thënë se këto janë projekte shumë të nevojshme për qytetarët e Mitrovicës. “Ne kemi siguruar të gjitha dokumentet e nevojshme si dhe lejen për rindërtimin e Xhamisë së Ibrit. Kjo ka qenë kërkesë e vazhdueshme e BI-së si dhe qytetarëve të Lagjes së Boshnjakëve”.

Në lidhje me këtë projekt, myftiu Tërnava, ka thënë se mjetet materiale për rindërtimin e kësaj xhamie do të sigurohen prej tyre. “Jemi duke biseduar me strukturat vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë dhe besojmë se ky projekt do të realizohet”, tha ai.

Në anën tjetër, për projektin që ka të bëj me mbulimin e shpenzimeve nga komuna për të gjitha rastet e vdekjeve në Mitrovicë, kryetari Kastrati, theksoi se ka qenë nismë e tij që është përkrahur edhe nga Kuvendi i Komunës së Mitrovicës. “Është një projekt human që ndihmon qytetarët tanë kur kanë raste të vdekjeve në familjet e tyre”, tha ai.

Për marrëveshjen tjetër për caktimin e një lokacioni për ndërtimin e një xhamie në Lagjen e Romëve, kryetari Kastrati, tha se është dhënë pëlqimi për një gjë të tillë, mirëpo kjo duhet të kaloj nëpër mekanizmat komunalë. “Ka qenë kërkesë e banorëve të atij mjedisi andaj edhe kemi dhënë pëlqimin”.  

Ndërsa për marrëveshjen e arritur me BI-në për dhënien në shfrytëzim për shoqatat e luftës së UÇK-së të një hapësire e cila është në kontest pronësor ndërmjet komunës dhe Bashkësisë Islame (deri në vendimin e gjykatës), kryetari tha se është bërë me qëllimin me të mirë që t’u ndihmohet këtyre shoqatave dhe anëtarëve të tyre.

“Marrëveshja parasheh që shoqatat e luftës ta shfrytëzojnë atë hapësirë për parking për një vit, me mundësi vazhdimi, nëse deri atëherë gjykata nuk merr një vendmin që do të sqaroj pronësinë e asaj parcele në afërsi të hekurudhës”.
 
Ai e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme edhe projektin për ndërtimin e një objekti për kryerjen e riteve fetare për të vdekurit në Varrezat e Qytetit. “Ai objekt do të ndërtohet me një donacion të një biznesmeni turk, ndërsa do të menaxhohet poashtu nga BI-ja”.
 
Të gjitha këto marrëveshje, myftiu i Kosovës, i ka cilësuar si një punë e madhe që do të ndikoj në cilësinë e jetës së qytetarëve të Mitrovicës. “Duhet të vlerësohet jashtëzakonisht angazhimi i kryetarit Kastrati për jetësimin e këtyre projekteve dhe përkushtimit të tij të sinqertë për krijimin e kushteve më të mira për jetë në këtë qytet”.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)