19 Prill 2024

KIPRED: Kriza institucionale ngec njohjet

Prishtinë, 27 dhjetor - Kriza institucionale ka ndikimin kryesor për ngecjen momentale të Kosovës në aspektin e njohjeve të reja nga vendet e tjera.

Kështu ka thënë për gazetën “Koha ditore”, drejtori i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillimeve të Politikave (KIPRED), Krenar Gashi.

“Mungesa e njohjeve të shtetësisë është pasojë e ngecjes së jetës institucionale në Kosovë. Prej krizës qeveritare që e kemi pasur, kemi mbetur pa ministër të jashtëm dhe pa një përfaqësim intensiv diplomatik. Më pas edhe ato vende që ndoshta e kanë njohjen e Kosovës në agjendë, kanë pritur që të shohin se çka po ndodh në Kosovë gjatë procesit zgjedhor”, ka theksuar Gashi.

Nga shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, deri tani njohjet janë bërë vetëm nga 72 shtete. Njohja e fundit është shteti Tuvalu më 18 nëntor të këtij viti.

Drejtori i KIPRED-it, element ndikues tjetër të pauzës së njohjeve e ka lënë raportin e të dërguarit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, për pasojat e të cilit ka thënë se akoma më shumë mund të shihen më vonë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)