23 Prill 2024

KFOR-i mbështet projektin kundër dhunës me bazë gjinore në veri të Kosovës

Prishtinë, 30 qershor - Strehimorja e parë rajonale për të mbijetuarit e dhunës me bazë gjinore u përurua në Zubin Potok dhe do t’u shërbejë komunave të Leposaviqit, Mitrovicës së Veriut, Zveçanit dhe Zubin Potokut. Projekti paraqet një hap kritik dhe të qëndrueshëm përpara në adresimin e dhunës me bazë gjinore në rajon.

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, (UNMIK) ka mbështetur rinovimin e mjediseve për të akomoduar dhe mbrojtur deri në 20 banorë dhe ka ofruar mbështetje për ndërtimin e një punëtorie dhe objekteve serë.

Këto do të jenë thelbësore për aktivitetet terapeutike dhe fuqizuese të strehimit. Për të rritër sigurinë fizike të ofruar nga komunat, KFOR-i dhuroi dhe instaloi një sistem të sofistikuar të kamerave të sigurisë për të përmirësuar sigurinë dhe mirëqenien e banorëve. Partnerët e tjerë kanë dhënë mbështetje financiare dhe janë zotuar të mbështesin përpjekjet e komunave.

Në inagurim morën pjesë Zyrtari Kryesor Ekzekutiv i Mitrovicës së Veriut Adrijana Hoxhiq së bashku me Kryetarin e Komunës së Zubin Potokut, Kryetarët e UNMIK-ut dhe OSBE-së dhe Gjeneral Brigadier Larry Henry, Shefi i Shtabit të KFOR-it.

Hoxhiq reflektoi në fuqinë e bashkëpunimit dhe koordinimit në arritjen e këtyre rezultateve.

“Qeveritë lokale më në fund vendosën të luftojnë institucionalisht dhunën në familje. Gjërat nuk do të ndryshojnë brenda natës, por së bashku, nëse gjyqësori, prokuroria, qendrat për mirëqenie sociale, policia dhe vetëqeverisja lokale të gjithë punojnë së bashku, me kohë ne do të arrijmë qëllimin për më pak viktima,” tha ajo, para se të falënderojë KFOR-in për mbështetjen e dhënë në lidhje me sigurinë.

Gjeneral Brigadier Henry shprehu kënaqësinë e tij për partneritetin me Institucionet në Kosovë dhe Komunitetin Ndërkombëtar dhe ritheksoi angazhimin e KFOR-it për një ambient të qetë dhe të sigurt në dobi të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

KFOR-i dhe UNMIK-u tashmë janë partner në mbështetje të projekteve kundër dhunës në familje: vitin e kaluar UNMIK-u ka zbatuar sistemin e mbikëqyrjes dhe KFOR-i ka instaluar një gardh të ri rreth Strehës shumë-etnike të grave në Novobërdë. Me kalimin e viteve, KFOR-i gjithashtu ka ndihmuar strukturat e ngjashme të Gjakovës, Pejës dhe Prizrenit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)