19 Prill 2024

KFOR i gatshem për bashkëpunim në procesin e dialogut

Prishtinë, 2 mars - Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, e ngarkuar për çështjet e politikës së jashtme dhe sigurisë nacionale, Edita Tahiri ka zhvilluar sot një takim me komandantin e KFOR-it, Erhard Buhler.

Buhler fillimisht uroi znj. Edita Tahiri për detyrën e re në Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe për konsolidimin e institucioneve të reja të Kosovës. 

Në këtë takim u bisedua për proceset e ndërtimit të infrastrukturës së sigurisë së Republikës së Kosovës dhe zhvillimit të mëtejshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe rolit dhe mbështetjes së vazhdueshme që NATO i jep këtij procesi.
 
Zëvendëskryeministrja Tahiri, ka falënderuar për angazhimin e vazhdueshëm të NATO-s dhe KFOR-it për mbështetjen në fushën e sigurisë, që i kanë ofruar dhe po vazhdojnë t’i ofrojnë Republikës së Kosovës, si shtet i ri dhe i ka rikonfirmuar synimet e Kosovës për integrimet euro-atlantike, përkatësisht anëtarësimin e Kosovës në NATO. 

Me këtë rast ajo ka shprehur përkushtimin që sektori i sigurisë dhe FSK-ja po zhvillohen sipas standardeve të NATO-s dhe tha se Kosova do të jetë e angazhuar për bashkëpunim të mirëfilltë.

Gjenerali Buler në fjalën e tij theksoi se NATO mbështet Kosovën në ngritjen dhe konsolidimin e sektorit të sigurisë në Kosovë dhe se kjo përkrahje do të vazhdojë edhe më tutje.

Më pas të dy bashkëbiseduesit folën edhe për dialogun teknik, i cili pritet të fillojë mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Në këtë kuadër, zëvendëskryeministrja Tahiri, e cila është edhe shefe e delegacionit të Kosovës tha se po bëhen përgatitje serioze, ka një koncept të qartë për të zhvilluar një dialog teknik konstruktiv nga ana e Republikës së Kosovës, që do të kontribuojë për një jetë më të mirë për qytetarët dhe për perspektiven euro-atlantike të Republikës së Kosovës.

Gjenerali Buhler, tregoi gatishmërinë e tij dhe të KFOR-it për të bashkëpunuar në këtë proces.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)