28 Mars 2024

Këshilli protestues i “Trepça” paralajmëron protesta deri në realizim të kërkesave

Mitrovicë, 5 mars - Në këtë takim, Këshilli Protestues kanë njoftuar kryetarin Bahtiri, lidhur me pakënaqësitë e tyre me procesin e fundit të punësimit në këtë ndërmarrje, si dhe hapat e mëtutjeshëm të cilët ata do ti ndërmarrin.

Arsim Musa, në emër të Këshillit Protestues ka bërë të ditur se pas realizimit të kërkesës së tyre për shkarkimin e bordit të kësaj ndërmarrje, nga Qeveria e Kosovës, ata do të vazhdojnë me protesta deri në plotësimin edhe të dy kërkesave, anulimin e konkursit, duke mos përfshirë fëmijët e ish- minatorëve si dhe shkarkimin e menaxhmentit.

Ndërsa kryetari Bahtiri, pasi dëgjoi pakënaqësitë e tyre i njoftoi ata se Qeveria e Kosovës nesër do të formoj një bord mbikëqyrës të përkohshëm në ndërmarrjen “Trepça”, i cili do të merret me vlerësimin dhe shqyrtimin e këtij konkursi në bazë të procedurave ligjore.

Po ashtu kryetari Bahtiri pas paralajmërimit të protestës së dhunshme nga Këshilli Protestues, kërkoi që protesta e nesërme të zhvillohet në mënyrë të qetë dhe pa probleme, duke u fokusuar vetëm tek trajtimi i kërkesave të tyre.

Me këtë rast Këshilli Protestues u dakorduan që protesta e cila do të mbahet nesër para objektit të menaxhmentit të “Trepçës” të jetë e qetë, ku do të mblidhen nënshkrimet e personave protestues, për t’iu drejtuar me një peticion Inspektoratit të Punës lidhur me ankesat e tyre.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)