29 Mars 2024

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë kundër mocionit për rrëzimin e qeverisë

Prishtinë, 25 mars - Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë po ndjek me vemëndje zhvillimet e ditëve të fundit në Kosovë, të cilat bëhen edhe më shqetësuese në kontekstin e pandemisë globale të Covid-19.

Pandemia globale e Covid-19 është një prej momenteve më sfiduese të historisë njerëzore.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë thekson se qeveritë e vendeve më të zhvilluara të botës, me kapacitete mjekësorë dhe burime ekonomike të mëdha, janë angazhuar me tërë kapacitetet e tyre për ta mbrojtur shëndetin e popullit.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë konsideron se klasa politike dhe strukturat shtetërore të vendeve me burime dhe mundësi të kufizuara, siç është Kosova, nuk duhet të harxhojnë energjitë e tyre sidomos në këto momente për beteja politike, aq më tepër kur mund të rezultojnë në bllokada institucionale apo mbetjen e vendit pa një administratë efektive.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i bashkohet qëndrimit të përbashkët, të Ambasadave të SHBA, RFGJ, Britanisë së Madhe, Francës dhe Italisë në Prishtinë, dhe shqetësimit të tyre mbi nevojën për të respektuar integritetin dhe funksionimin e qeverisë së Kosovës, si dhe fton të gjithë klasën politike të bashkërendojnë energjitë e tyre për përballimin e kësaj krize me përparësi interesin e shëndetit të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

"Vetëm nëpërmjet bashkëpunimit të të gjitha institucioneve dhe krijimit të një klime të përshtashme për qytetarët, mund të përballohet rreziku i përhapjes së virusit dhe të gjitha pasojave që do të sjellë kjo situatë në të ardhmen."

KASH fton drejtuesit e institucioneve të Kosovës që të bashkëpunojnë ngushtësisht me njëri-tjetrin, me të gjithë aktorët politik në vend, si dhe me përfaqësuesët e shteteve mike.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)