20 Prill 2024

Kermabo vlerëson ndryshimet pozitive në Kosovë

Prishtinë, 12 -  Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dhe njëherësh ushtrues i detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, kishte sot një takim lamtumirës me shefin e EULEX-it, Iv De Kermabo.

Krasniqi e falënderoi Kermabo  për angazhimin që ka pasur  në Kosovë , jo vetëm si shef i EULEX-it , por edhe si komandant  i mëhershëm i KFOR-it, duke kontribuar aq shumë për sigurinë në Kosovë.

Pasi shprehu falënderimin për këtë pritje, Kermabo vlerësoi ndryshimet e mëdha që janë bërë në Kosovë, posaçërisht pas pavarësisë, si dhe rolin e EULEX-it në këto procese.

Në vijim Kermabo foli për përvojën e tij shumë përmbajtjesore gjatë ushtrimit të detyrave në Kosovë. Në këtë frymë ai theksoi se me emocione po ndahet nga Kosova, në të cilën ka kaluar një kohë të gjatë , qoftë si ushtarak , qoftë si shef i EULEX-it.

“Jam përpjekur gjithnjë për të mirën e këtij vendi dhe të qytetarëve dhe kam krijuar shumë miq këtu, ndaj edhe  Kosova mund të llogarisë në mua në një mik të saj. Për Kosovën do të angazhohem gjithnjë”, u shpreh Kermabo.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)