19 Shkurt 2020

Kërkohet shkarkimi i Drejtorit i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Prizren, 16 gusht - Integriteti institucional duhet të jetë fokus i angazhimit të përgjithshëm e veçanërisht i njerëzve në pozitat vendimmarrëse.

 Ngritja e aktakuzës nga Prokuroria Themelore në Prizren për drejtorin e drejtorisë komunale për ekonomi dhe financa, në cilësinë e të dyshuarit keqpërdorim të detyrës zyrtare, vë në pikëpyetje integritetin institucional përkatësisht qeverisjen lokale në Prizren.

Sipas aktakuzës, Drejtori për Ekonomi dhe Financa pa ndonjë procedurë të tenderimit në kundërshtim me ligjet në fuqi ka lidhur kontrata për emitimin e spoteve për nevojat e drejtorisë me mediumet lokale.

Mungesa e vullnetit individual për të reflektuar në dhënien e dorëheqjes nga pozita e drejtorit të drejtorisë komunale, kërkon veprime konkrete të lidershipit komunal.

Andaj, Organizatat e poshtëshënuara të Shoqërisë Civile, kërkojnë nga Kryetari i Komunës së Prizrenit z.Mytaher Haskuka ndërmarrjen e veprimeve konkrete në shkarkimin e vartësit të tij, i cili tashmë ka të ngritur aktakuzë nga Prokuroria Themelore në Prizren-t si i dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Thënë ndryshe, premtimet elektorale ishin në vendosjen e standardeve për rastet e tilla dhe ruajtjen e kredibilitetit institucional. Ndërmarrja e veprimeve konkrete për shkarkimin e udhëheqësve të drejtorive komunale në rastet e ngritjes së aktakuzave, do të tregonte vullnetin e sinqertë në përmbushjen e premtimeve për rritjen e standardeve dhe ndryshimin e praktikave për të siguruar institucione me kredibilitet.

Në të kundërtën, vazhdimi i punës në ushtrimin e funksioneve të larta publike të zyrtarëve që kanë të ngritura aktakuza për keqpërdorim të detyrës zyrtarë, do të ulë besimin e qytetarëve në institucionet lokale dhe do të shërbejë si një praktikë jo e mirë në arsyetimin e veprimeve pranë organeve të drejtësisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 shkurt 2020 - Administrata Tatimore e Kosovë do të mbaj seminar me tatimpaguesit e regjionit të  Prishtinës ku prezent do të jetë edhe Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Bëhet konstituimi i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 11:00)

- Kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova do ta pres në takim ambasadorin bullgar në Kosovë. (Zyra e Kretarit Haziri, ora 11:00)

- Komuna e Rahovecit mban diskutimi publik lidhur me Draft Planin Komunal të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë dhe Planin Lokal për Veprim në Mjedis. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 11:00) 

- Bëhet konstituimi i Komisionit për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri dhe Investime Strategjike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e dorëzimit te donacionit për qerdhën “Gëzimi Ynë” në Istog nga Ambasada e Bullgarisë. (Qerdhja “Gëzimi Ynë” në Istog, ora 11:30)

- Mbahet ceremonia e promvimit të librit" Obstetrika",  të Prof. dr. Shefqet Lulaj. (Bibloteka Kombëtare "Pjetër Bogdani", ora 12:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu do të mbajë konferencë për media. (Objekti I Ministrisë, ora 13:00)

- Promovohet revista “Intro”, që është produkt i punës së studentëve të vitit të tretë të Departamentit të Gazetarisë, në kuadër të lëndës "Menaxhim i medias". (Amfiteatri i Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, ora 14:00)

- Komuna e Mitrovicës mban debat publik lidhur me rregulloren për realizimin e të drejtave të fëmijëve përmes sistemit qeverisës komunal miqësor për fëmijët. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës të Mitrovicës, ora 14:00)