28 Mars 2024

Kërkohet ripërsëritja e procesit përzgjedhës për Avokat të Popullit

Prishtinë, 11 gusht - Organizatat e Shoqërisë civile përsërisin qëndrimin kundërshtues ndaj procesit përzgjedhës për Avokat të Popullit të organizuar nga Paneli Vlerësues i themeluar nga Komisioni parlamentar për të Drejtat e Njeriut.

"Duke qenë se disa nga ne e kemi monitoruar në mënyrë direkte një proces të tillë, kemi vërejtur probleme serioze në kuptim të transparencës, respektit për parimin e meritës dhe ligjshmërisë së zbatimit të kritereve përzgjedhëse", theksojnë këto organizata.

Procesi përzgjedhës për Avokat të Popullit është i përcaktuar me ligj, dhe i nënshtrohet parimeve të transparencës dhe meritës së kandidatëve që konkurrojnë.

Paneli Vlerësues ka bërë lëshime serioze në metodologjinë e zbatuar për të vlerësuar meritën e kandidatëve.

Adresimi i një interviste formale, me disa pyetje shumë të përgjithshme, që nuk marrin parasysh të kaluaren profesionale të kandidatëve, dhe me një insistim partiak të vlerësimit, ka qenë kryefjala e intervistës me kandidatë të organizuar nga Paneli Vlerësues.

Ky i fundit as nuk ka marr mundin t’i shpjegoj organizatave të shoqërisë civile se mbi cfarë kriteresh ka zbatuar një proces përzgjedhës, dhe si është e mundur që një intervistim formal me pyetje që janë tërësisht në diskrecion të gjykimit politik të deputetëve anëtarë të Panelit të jetë përcaktues i listës finale të të përzgjedhurve.

b)      Paneli Vlerësues ka treguar mungesë serioze të transparencës. Ai i përjashtoi monitoruesit e shoqërisë civile nga pjesa e mbledhjes ku duhej të bëhej pikësimi i kandidatëve, dhe rrjedhimisht transparenca e vlerësimit sipas kritereve për secilin kandidat u mohua tërësisht.

Një përjashtim i tillë është i paprecedent në praktiken kuvendore. Për më tepër, Paneli Vlerësues vazhdon ta mbaj të fshehtë listën e kandidatëve dhe pikët të shoqëruara me arsyetim për secilin kandidat.

Paneli refuzoi t’i shpjegoj komunitetit monitorues se pse janë vlerësuar kandidatët në mënyrën e tillë, dhe cfarë bëri që shumë kandidatë ekselentë të mos hynin as në listën e tre më të mirëve.

c)       Paneli Vlerësues shkeli Memorandumin e Bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe Ambasadës Britanike, i cili parasheh që vlerësimi i kandidaturave për avokat të popullit të bëhet bazuar në pikësimin që bëjnë ekspertët britanikë të angazhuar nga Ambasada. Një tejkalim i tillë i Memorandumit është fakt i mjaftueshëm juridik që e bën të arsyeshëm ripërsëritjen e procesit.

Prandaj, organizatat e Shoqërisë Civile kërkojnë nga Komisioni parlamentar për të Drejtat e Njeriut të ripërsëris procesin e vlerësimit për kandidatët për Avokat të Popullit, dhe një proces të tillë ta zhvilloj në përputhje me Memorandumin e nënshkruar me Ambasaden Britanike. Kërkojmë gjithashtu transparencë të plote, llogaridhënie për vlerësimin e bërë dhe zbatim të plotë të parimit të meritës në procesin përzgjedhës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)