19 Prill 2024

Kërkesa e Thaçit për fjalim para deputetëve shqyrtohet vetëm pas 9 marsit

Prishtinë, 4 mars - Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani i është përgjigjur kërkesës së presidentit Thaçi që t’i raportojë Kuvendit për takimin në Shtëpinë e Bardhë dhe takimet e tjera në Washington.

Në letrën e kryetares së Kuvendit thuhet se “në përputhje me praktikat e mëhershme, të ndërtuara tashmë nga presidentët që kanë shërbyer para jush, kërkesa për t’iu adresuar Kuvendit duhet të dërgohen disa ditë më herët, në mënyrë që Kuvendi i Kosovës të ketë kohë të mjaftueshme për ta organizuar seancën”.

Po ashtu në letrën dërguar presidentit Thaçi, Osmani ka njoftuar se Kuvendi deri më datën 9 mars ka disa seanca të parapara dhe se kërkesa e tij do të shqyrtohet nga Kryesia e Kuvendit, tek pas datës 9 mars.

Osmani e ka arsyetuar këtë vendim, duke përmendur përfshirjen e deputetëve në aktivitetet e organizuara për ndër të Epopesë së Ushtrisë Çlirimatare të Kosovës më 5,6 dhe 7 mars, si dhe praktikën për paralajmërim të seancës disa ditë më herët.

“Ju njoftoj se në përputhje me praktikat e mëhershme, të ndërtuara tashmë nga Presidentët që kanë shërbyer para jush, kërkesa për t’iu adresuar Kuvendit duhet të dërgohet disa ditë më herët, në mënyrë që Kuvendi të ketë kohë për ta organizuar seancën”, është thënë në përgjigjjen e Osmanit drejtuar Thaçit.

Ndryshe Presidenti i Kosovës, i cili kishte kërkuar që seanca të zhvillohej të mërkurën në orën 16:00, ka njoftuar mediat se do të mbajë konferencë për media në objektin e presidencës në kohën kur kishte kërkuar të mbahej senaca.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)