16 Prill 2024

KE vazhdon të mbështesë MAP

Prishtinë, 5 maj - Ministrja e Ministrisë së Administratës Publike, znj. Edita Tahiri, ka pritur sot në një takim të veçantë,  kreun e Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, z. Renzo Daviddi.
 
Në këtë takim u bisedua për prioritetet e MAP-it dhe bashkëpunimin e mëtutjeshëm mes MAP-it dhe Komisionit Evropian. Ministrja Tahiri ka shprehur interesimin e saj që Komisioni Evropian të vazhdojë të jetë partnerë në përballimin e sfidave të reformimit të administratës publike, për një administratë profesionale, të paanshme dhe që ofron shërbime cilësore, në ecjen drejt integrimeve evropiane.
 
Gjithashtu, ministrja e MAP-it ka sqaruar se procesi i përshpejtimit të qeverisjes elektronike, rritja e performancës në kuptimin e ngritjes së cilësisë së shërbimeve të administratës, me më shumë përkushtim për interesat e qytetarëve, si dhe për krijimin e një infrastrukture funksionale  për Qeverinë e Kosovës, janë prioritete të resorit që ajo udhëheq. Me theks të veçantë, u bisedua për procesin e Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, që pritet të realizohet në pranverën e vitit të ardhshëm, konform standardeve dhe kritereve ndërkombëtare, nga i cili pritet të dalin rezultate legjitime dhe të pranueshme për të gjithë.
 
“Sinergjia e përbashkët, vendore dhe ndërkombëtare , besoj se do të jap rezultate produktive në këtë proces dhe projekte të tjera në vazhdimësi “ ka thënë ministrja Tahiri me këtë rast. Ajo ka rikonfirmuar qëndrimin e Qeverisë dhe Ministrisë që ajo drejton se lufta kundër korrupsionit dhe fenomeneve tjera negative do të jetë e pakompromis.
 
 
Z. Renzo Daviddi ka shprehur kënaqësinë për takimin me znj. Edita Tahiri në cilësinë e ministres, duke e konsideruar MAP-in dhe rolin e administratës publike  si shumë të rëndësishëm, në procesin e  transformimit dhe përafrimit me Bashkimin Evropian . “Administrata Publike është sferë fundamentale, e thirrur të zbatojë reformën, ndryshimet institucionale, politike dhe ligjore dhe kjo ka të bëj me procesin drejt Bashkimit Evropian” ka thënë z. Daviddi dhe ka shtuar se Komisioni Evropian  ka ofruar mbështetje në disa segmente për këtë ministri dhe është i gatshëm të vazhdojë të ndihmojë në procesin e reformave të administratës publike, në procesin e Regjistrimit të Popullsisë, në fushën e prokurimit publik etj.
 
Në kontekst të perspektivës evropiane, kreu i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian ka vlerësuar se reformat dhe luftimi i korrupsionit janë çështje kruciale dhe shumë të rëndësishme. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)