29 Mars 2024

KE vazhdon mbështetjen për zbatimin e reformave të administratës publike

Prishtinë, 22 maj - Nën kryesimin e Ministrit të Administratës Publike z. Mahir Yagcilar dhe z. David Cullen, Shef i Njësisë për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negocimet e Zgjerimit në Komision Evropian, është mbajtur takimi i radhës i Grupit të Veçantë për Reformën në Administratën Publike (GVRAP).

GVRAP është pjesë e strukturave të koordinimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe shërben si strukturë dialogu midis Qeverisë dhe BE-së dhe monitoron zbatimin e kërkesave të integrimit në BE lidhur me reformat e administratës publike. GVRAP zakonisht mblidhet dy herë në vit dhe nxjerr konkluzione dhe rekomandime.

Në hapje të takimit Ministri Yagcilar falënderoi Komisionin Evropian për mbështetjen e vazhdueshme në zbatimin e reformave të administratës publike. Për më tepër, Ministri theksoi disa nga zhvillimet kryesore në vitin 2018, duke filluar me përfundimin e procesit të zhvillimit të reformave gjithëpërfshirëse legjislative për administratën publike, përkatësisht Ligjin për Funksionimin dhe Organizimin e Administratës Shtetërore dhe Agjencive të Pavarura, Ligjin për Zyrtarët Publikë dhe Ligjin për Pagat në Sektorin Publik, që u miratuan në fillim të këtij viti nga Kuvendi i Kosovës. Me ndihmën e Komisionit Evropian ka filluar puna për të zhvilluar legjislacionin sekondar për tre ligjet. Ministri Yagcilar vuri në dukje se tre ligjet do të sjellin ndryshime të mëdha në administratën publike, duke përfshirë procedurat për rekrutimin dhe vlerësimin e performancës së nëpunësve civilë.

Në anën tjetë z. Cullen duke e vlerësuar pozitivisht angazhimin e Ministrit Yagcilar dhe Ministrisë në procesin e aprovimit të pakos legjislative të reformës së administratës publike, theksoj se të tre ligjet janë esenciale për Kosovën, dhe se progresi në këtë drejtim nuk mund të mohohet.

Ministri Yagcilar po ashtu e nënvizoi rëndësinë e procesit të racionalizimit të agjencive të pavarura. Ministri deklaroi se numri i lartë i agjencive të pavarura janë një barrë për buxhetin dhe frenojnë efektivitetin e ofrimit të shërbimeve për qytetarët. Ministri përsëriti angazhimin e qeverisë dhe përkrahjen e Kuvendit për të përfunduar me sukses procesin e racionalizimit, duke vënë në dukje se tashmë është miratuar plani i veprimit për racionalizim dhe Ministria po kryen konsultime të gjera për opsionet e racionalizimit. Në emër të Komisionit Evropian z. Cullen po ashtu përsëriti përkrahjen për procesin e racionalizimit të agjencive.

Z.Cullen tha se Komisioni mbetet e shqetësuar në aspektin e vendimeve të qeverisë lidhur me emërimet e lartë në sërbimin civil, si dhe e ritheksoi rëndësinë e stabilitetit makro fiskal.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)