26 Prill 2024

KE: Shoqërinë civile më aktive në procesit e integrimit

Prishtinë, 7 korrik  - Mbledhja e parë midis Komisionit Evropian dhe shoqërisë civile të Kosovës nën ombrellën e Dialogut të Procesit të Stabilizim-Asociimit u mbajt sot në Prishtinë.

Diskutimet u përqëndruan në luftën kundër korrupsionit, lirinë e fjalës, të drejtat e grave, sfidat ekonomike dhe ambientale dhe statusi i përgjithshëm i OJQ-ve. Dialogu me shoqërinë civile është një paralele e rëndësishme me dialogun me strukturat politike dhe institucionet.

Mbledhja u hap nga Pierre Mirel, drejtor për Ballkanin Perëndimor në Drejtoratin e Përgjithshëm për Zgjerim të Komisionit Evropian dhe Metka Roksandić, presidente e grupit të kontaktit të Komitetit  Ekonomik e Social Evropian (ECOSOC) për Ballkanin Perëndimor.

Pala e shoqërisë civile përfshiu përfaqësues të tridhjetë OJQ-ve aktive nga Kosova, aktivitetet e të cilave po i ndihmojnë Kosovës për të realizuar rekomandimet e BE-së të parashtruara në Partneritetit Evropian.

Mr. Pierre Mirel pohoi: “Një shoqëri civile aktive është element kyç i të gjitha demokracive moderne. Kur kemi të bëjmë me integrimin evropian, ne e inkurajojmë shumë shoqërinë civile të Kosovës që të ketë një rol më të fuqishëm në zhvillimin social dhe ekonomik të Kosovës. Nga aktivitetet e shoqërisë civile përfitojnë të gjithë qytetarët. Prandaj është e rëndësishme për t’u angazhuar me ato në një dialog konstruktiv në kontekstin e PSA-së”.

Znj. Metka Roksandić pohoi: “Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian ka një rol të privilegjuar në Kosovë dhe më gjerësisht me Ballkanin Perëndimor në Procesin e Stabilizim-Asociimit. Jam e lumtur që shoqërisë civile të Kosovës i është dhënë rol kyç në dialogun në mes të Kosovës dhe BE-së. Komiteti do ta lehtësojë këtë komunikim; ne synojmë të intensifikojmë marrëdhëniet tona me Kosovën.”
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)