29 Mars 2024

KDI rekomandon përmirësimin e punës së Kuvendit

Prishtinë, 28 janar - Instituti Demokratik i Kosovës ka organizuar një tryezë të rrumbullakët me temën “Administrata e Kuvendit në relacion me vërejtjet e Raportit të Progresit (2010)”, me ç’rast edhe është prezantuar një punim diskutues i KDI-së lidhur me funksionimin e administratës së Kuvendit.

Pjesëmarrësit kanë vlerësuar se nevojitet reformim i stafit administrativ, pasi Raporti i Progresit 2010 për Kosovën i Komisionit Evropian ka paraqitur një varg vërejtjesh për institucionin më të lartë në vend.  

Administrata e Kuvendit të Kosovës ka marrë kritika për punën e saj nga Raporti i Progresit për punën e Kuvendit të Kosovës.

Driton Selmanaj, menaxher i programit të monitorimit të Parlamentit, ka prezantuar punimin diskutues para të pranishmëve.

Ai ka vlerësuar se ka mungesë të kapaciteteve të stafit mbështetës të Kuvendit dhe se kjo administratë nuk është e pavarur.

“Ekziston ndikimi i politikës në rekrutimin e stafit të administratës. Po ashtu, beneficionet e stafit të administratës nuk kanë pasur mbështetje ligjore”, ka thënë Selmanaj.

Ai ka thënë se rekomandimet nga tryeza do t’i dërgohen administratës së Kuvendit dhe do të duhej të reflektojnë në punën e kësaj administrate në të ardhmen.
 
Muzejene Selmani, deputete e legjislaturës së fundit dhe kryetare e Komisionit për Ekonomi, Tregti dhe Industri, tha se stafi i Administartës së Kuvendit është emëruar më shumë në baza partiake, por punën e kanë bërë mirë.

“Stafi gjatë rekrutimit të ketë preferenca profesionale e jo politike. Kërkohet po ashtu mbështetje profesionale dhe teknike për komisionet, si dhe kërkohet hapësirë e nevojshme për deputetë”, ka thënë Selmani.

Ndërkaq, Daut Beqiri, drejtor i Departamentit Ligjor të Administratës së Kuvendit theksoi nevojën e ngritjes së kapacitetve profesionale dhe teknike të Administratës së Kuvendit, duke falenderuar për ndihmë që i është dhënë nga Parlamnetet e Gjermanisë, Fracës dhe Sllovenisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)