11 Gusht 2020

KDI kërkon nga LVV-ja formimin sa më të shpejtë të Qeverisë së re

Prishtinë, 14 janar - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), vlerëson qasjen konstruktive të subjekteve politike për konstituim pa vonesë të Kuvendit, më 26 dhjetor të vitit që lamë, megjithatë korniza institucionale në bazë të rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit 2019 mbetet ende pa u kompletuar tërësisht. Duke pasur parasysh që vendi është duke u udhëhequr nga një Qeveri në dorëheqje prej më shumë se gjashtë muajsh, vlerësojmë se krijimi i Qeverisë së re është urgjent.


Duke qenë se kanë kaluar 100 ditë që nga mbajtja e zgjedhjeve, proces ky i zhvilluar në përputhje me standardet demokratike dhe me rezultate të pranuara dhe legjitime, KDI-ja kërkon nga Lëvizja Vetëvendosje, si subjekti politik fitues i zgjedhjeve, të gjejë një zgjidhje sa më të shpejtë për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në marrjen e detyrave dhe përgjegjësive kushtetuese e ligjore.

Secila vonesë në materializimin e vullnetit politik dhe besimit të qytetarëve, do të ndikojë negativisht në adresimin e çështjeve që kërkojnë trajtim të menjëhershëm, siç janë miratimi i buxhetit, sundimi i ligjit dhe zhvillimi ekonomik.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 Gusht 2020 - Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi pret një grup të të rinjve. (Objekti i MKRS-së, ora 9:30)   

-  Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë miraton listën e dëshmitarëve dhe përzgjedh listën e ekspertëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Grupi “Vullnetarët/Volunteers #COVID-19” së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, Ministrën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe akterë të tjerë lanson Fushatën “Së bashku kundër #COVID-19”. (Sheshi “Skenderbeu” në Prishtinë, ora 10:00)   

 Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes diskuton lidhur me situatën e Sigurisë në Republikën e Kosovës si dhe shqyrton raportin për përzgjedhjen e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri pret në takim përfaqësuesit e Oranizatave Jo Qeveritare. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00 - vetem pamje)

- Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj raporton para  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton lidhur me përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)
 
- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri pret në takim përfaqësuesit e Oranizatave Jo Qeveritare do të ketë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:30)
 
- Mbahet ceremonia e zbulimit te punimit “I love Kosova” nga Ministrja Vlora Dumoshi dhe Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari. (Sheshi “Adem Jashari”, Skenderaj, ora 11:50)
 
- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi zhvillon një vizitë në ndërmarrjen sociale “Pastiçeria Snap cake” në kuadër të projektit ‘Praktika në Punë” i mbështetur nga Departamenti i Rinisë MKRS. (Skenderaj, ora 12:00)   

 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën shqyrtohet propozimi i deputetit Haxhi Avdyli, mbështetur edhe nga 41 deputetë tjerë nënshkrues, për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit,  mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet të hidrocentraleve në Republikën e Kosovës dhe Çeshtje tjera . (Në platformën ZOOM 5.0. ora 14:00)