24 Shtator 2020

KDI: Ka ardhur koha për Ligjin për Lobim në Kosovë

 Prishtinë, 4 dhjetor - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), mbajti sot konferencë për media gjatë së cilës u publikua Raporti i shkurtër “Legjislacioni i porositur: A ka ardhur koha për Ligjin për Lobim në Kosovë?”.

Me këtë rast Arben Kelmendi, menaxher i programit në KDI, theksoi se korrupsioni, si formë e keqpërdorimit të pushtetit të besuar për interesa personale, konsiderohet sfida më e madhe me të  cilën ballafaqohet shoqëria kosovare në përpjekjet e saja për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.
 
Kelmendi ka informuar se KDI po zbaton projekt së bashku me pesë shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor që ka si objektiv edhe të kuptuarit drejt të shkallës së përhapjes së dukurisë së ashtuquajtur “legjislacioni i porositur” në rajonin e Ballkanit dhe lidhjeve të mundshme ndërmjet rasteve të ngjashme në këto shtete.

Ky legjislacion i përpiluar dhe miratuar për t’i shërbyer interesave të caktuara të një personi apo rrjeti të ngushtë të personave të lidhur në një sektor si një praktikë e tillë ka thënë se është korruptive dhe synim kryesor e ka “legalizimin e korrupsionit” duke i siguruar “mburojë ligjore” veprimeve të tilla negative.
 
“Instituti ka analizuar disa akte ligjore dhe nënligjore si raste të dyshimta të legjislacionit si: projektligjin për financimin e subjekteve politike, projektligjin për lirinë e asociimit, udhëzimin administrativ për homologimin e automjeteve dhe udhëzimin administrativ për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike”, ka shtuar ai.
 
Sipas tij, të gjitha studimet serioze në fushën e anti-korrupsionit pajtohen në një gjë: një fije shumë e hollë ndanë aktivitetet legjitime të lobistëve gjatë procesit legjislativ dhe presionin që grupet e caktuara të interesit ushtrojnë mbi vendimmarrësit për të kaluar legjislacionin që u shërben interesave të tyre.

“Vendosja e rregullave të qarta për lobim është hap i rëndësishëm në forcimin e transparencës dhe kornizës ligjore për luftimin e korrupsionit, andaj vendosja e një kornize ligjore është një pjesë e rëndësishme e shoqërisë moderne demokratike. Lobimi i rregulluar me ligj rrit transparencën në sektorin publik dhe rregullon marrëdhëniet midis grupeve të ndryshme të interesit, lobistëve, mbajtësve të zyrës publike dhe politikanëve, gjë që kontribuon në funksionimin më të mirë të administratës shtetërore”, theksoi Kelmendi.
 
Përvojat e vendeve në Ballkan tregojnë se zbatimi i mirëfilltë  i këtyre ligjeve kërkon një kohë të caktuar për zbatim në praktikë. Ai ka treguar se në Maqedoni, aktivitetet e organizatave joqeveritare dhe grupeve të qytetarëve kanë luajtur një rol të rëndësishëm në miratimin por edhe në ndryshimin e mëvonshëm të ligjit për lobim, kurse në Slloveni dhe Mal të Zi, ky ligj është treguar pjesë e rëndësishme e kornizës ligjore për luftimin e korrupsionit në procesin e vendimmarrjes publike.
 
Kelmendi ka vlerësuar se lobimi është veprimtari e ligjshme dhe pjesë e rëndësishme e procesit demokratik. Në një shoqëri demokratike gjithmonë ekziston interesi publik për të siguruar proces lobimi transparent dhe me integritet të plotë. Instituti Demokratik i Kosovës vlerëson se në Kosovë janë pjekur kushtet që kjo fushëveprimtari të definohet qartë me kornizë ligjore dhe propozon rekomandimet në vijim të cilat do të duhej t’i kishte parasysh iniciativa për përpilimin e ligjit:
 
Instituti Demokratik i Kosovës, pas konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së Qeverisë së re, do të vazhdojë komunikimin me krerët institucionalë dhe akterët tjerë të rëndësishëm me qëllim të sigurimit të përkrahjes për këtë iniciativë ligjore por edhe për nisma tjera që i konsiderojmë të rëndësishme për zhvillimin e demokracisë në Kosovë.
 
Ky raport publikohet në kuadër të Iniciativës “Kuvendi 2020” – një platformë bashkëbisedimi në mes përfaqësuesve politikë dhe shoqërisë civile për të rritur transparencën, llogaridhënien dhe efikasitetin e institucionet të Kuvendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Shtator 2020 - Zyra e Koordinatorit për Zhvillim të Kombeve te Bashkuara në bashkëpunim me Kryesinë e Kuvendit ri themelojn Këshillin SDG në Kuvendin e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, oborri para hyrjes kryesore, ora 9:00)

- Vazhdon seanca plenare e Kuvendit te Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

- Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, mban konferencë për media. (Hyrja e Kuvendit nga sheshi, ora 10:00)

- Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në vazhdën e aktiviteteve të realizuara me rastin e Ditës Botërore të Turizmit do të bëjë prezantimin e raportit të punës së kësaj drejtorie, që nga viti 2018 e deri më sot. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)  

- Drejtoresha për Kulturë në Komunën e Prishtinës, Blerta Basholli dhe artisti Sislej Xhafa do të mbajnë konferencë për shtyp. (Ndërtesa e vjetër të Komunës, ora 11:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it do të mbajë konferencë për media, në të cilën do të prezantoj raportin analitik të aplikimit të Konventës Evropiane për të Drejtat e njeriut dhe jurisprudencës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut nga Gjykatat e Republikës së Kosovës. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet mledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Shoqatës së ndërmarrjeve që merren me qarkullimin e naftës, derivative të naftës, gazrave dhe lubrifikanteve “SHQNGL”, i ftuar është edhe Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Vesel Krasniqi. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:00)

- Bëhet inaugurimi i veprës "trëndafili i bardhë" nga Sislej Xhafa, që është vepra e parë e projektit "Art në Hapësirë Publike". (Rruga "Andrea Gropa", te "Klubi i Pëllumbave" ora 11:45)

- Konstituohet Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 12:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj një aktivitet afër bankës "Pro Credit Bank". (Përballë rektoratit të UP-së, lagjia "Tre Sheshirat", ora 13:00)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit te Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 13:00)

- Platforma Bashkë-krijuese GërrGërr prezanton programin, “Kuzhina Anasjelltas”. (Kino Bahçe, te Lumbardhi në Prizren, ora 18:00)

- Fillon edicioni i dytë i festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, ora 18:30)