23 Prill 2024

KCSF lansoi programin e ri për shoqëri civile

Prishtinë, 5 mars - NÑ‘ praninÑ‘ e qindra pÑ‘rfaqÑ‘suesÑ‘ve tÑ‘ shoqÑ‘risÑ‘ civile e nismave qytetare, institucioneve publike, donatorÑ‘ve tÑ‘ huaj e komunitetit ndÑ‘rkombÑ‘tar, KCSF lansoi sot programin e ri të shoqërisë civile EJA Kosovë. Përmes kÑ‘tij programi, KCSF do tÑ‘ mbështesÑ‘ nismat e shoqërisë civile përmes granteve dhe trajnimeve me synimin e përgjithshëm për t’i kontribuar një shoqërie demokratike e gjithëpërfshirëse në Kosovë. EJA Kosovë bashkëfinancohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida).   

Me këtë rast, banorët e Bitisë së Poshtme (Komuna e Shtërpcës) u nderuan me Çmimin për Demokraci për vitin 2019 për mobilizimin e tyre vullnetar, guximin dhe mbrojtjen e mjedisit dhe interesit publik përmes reagimeve të vazhdueshme kundër ndërtimit të hidrocentralit H3 Viça në lumin Lepenc. Çmimi për Demokraci ndahet nga KCSF në baza vjetore. Fituesit e këtij viti iu bashkohen individëve dhe organizatave që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin e demokracisë në Kosovë.

Në fjalën e tij të hapjes, shkëlqesia e tij, z. Jean-Hubert Lebet, Ambasador i Zvicrës në Kosovë, tha: “Zhvillimi i kulturës demokratike është proçes i gjatë dhe i ndërlikuar. Fuqizimi i rolit të shoqërisë civile dhe qytetarëve për pjesëmarrje aktive në formësimin e çështjeve publike është elementi kryesor në proçesin e demokratizimit”.

Në fjalën e saj të hapjes, shkëlqesia e saj, znj. Karin Tha Hernmarck Ahliny, Ambasadore e Suedisë në Kosovë, tha: "Besimi ndërmjet njerëzve është themeli i çdo shoqërie, pra ky besim është komponenta kryesore e ndërtimit të demokracisë. Organizatat e shoqërisë civile me lidhje të fuqishme me grupet e qytetarëve për të cilët punojnë janë baza më e mirë për ta zhvilluar këtë besim dhe për të bërë ndryshim pozitiv në shoqërinë tonë”.

Në lansimin e EJA Kosovë, Drejtori Ekzekutiv i KCSF-së, z. Taulant Hoxha tha: "Bazuar në përvojën ekzistuese dhe profesionalizmin e shoqërisë civile dhe duke shtuar një element të fortë të përfshirjes së qytetarëve në punën e tyre, EJA Kosovë është ndërtuar për të mbështetur nismat e shoqërisë civile dhe individët për të ju përgjigjur nevojave të qytetarëve duke i përfshirë ata në mënyrë sistematike në punën e tyre". Në shpalljen e Çmimit për Demokraci, ai deklaroi: "Çmimi thekson përpjekjet, guximin dhe sakrificat e qytetarëve të Kosovës për demokratizimin e vendit dhe tregon një model të shoqërisë që ne aspirojmë".

Në emër të banorëve të Bitisë së Poshtme çmimin e pranoi z. Agron Rushiti. Ai theksoi se ky çmim i inkurajon ata të vazhdojnë përpjekjet për mbrojtjen e të drejtave të tyre, mjedisit dhe mirëqenies së qytetarëve që jetojnë rreth lumit Lepenc. 

Buxheti i EJA Kosovë është 3.1 milion EUR. Në katër vitet e ardhshme më shumë se 90 organizata, nisma qytetare e individë do të përkrahen dhe kontribuojnë në përfshirjen e qytetarëve në hartim e zbatim të politikave publike. EJA Kosovë së shpejti do të shpallë thirrjen e parë për propozime. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)