25 Prill 2024

Kantrimen: Të krijohet një qeveri e pastër

Prishtinë, 11 shkurt - Ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Tomas Kantrimen, ka përsëritur në Prishtinë qëndrimin e shtetit të tij për krijimin sa më të shpejtë të një qeverie të pastër dhe të qëndrueshme në Kosovë.

Pas një takimi me kryeministrin në largim, Hashim Thaçi, Kantrimen shprehu besimin se qeveria e ka dëgjuar kërkesën e tyre dhe të qytetarëve njëkohësisht, për një qeveri të pastër dhe shprehu besimin se kjo do të ndodhë.

“Ne krenohemi për kontributin që kemi dhënë, kontribut për themelimin e një shteti u të gjithë banorët ndihen krenar. Do të vazhdojmë ndihmën edhe në të ardhmen. Qeveria e re do të ketë një axhendë të plotë për ta zhvilluar ekonominë, vendet e punës, sundimin e ligjit, për të pavarësuar institucionet shtetërore, gjyqësinë dhe policinë”, u shpreh Kantrimen.

Duke folur rreth përbërjes së qeverisë, Countryman theksoi se nuk ka dhënë ndonjë këshillë specifike për këtë, por vlerësoi se madhësia e koalicionit është më pak e rëndësishme sesa efektiviteti i koalicionit.

Megjithatë, sipas tij një koalicion më i gjerë nuk është më i miri. Countryman vlerësoi se tri vjetët e fundit është demonstruar se Kosova është demokraci që funksionon, por sipas tij mbetet shumë punë për t’u bërë.

Ai shprehu bindjen se Kosova ka aftësi për të marrë vendimet e nevojshme dhe të mëdha. Ndërkaq, sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ai tha se këto duhet të jenë bisedime për një numër të madh të madh çështjeve teknike.

Sipas tij rruga e vendeve të rajonit është drejtë BE-së, mirëpo pjesa e rëndë sipas tij për të qenë të gatshëm për anëtarësim është sundimi i ligjit.

Gjithashtu Kantrimen nuk ka dashur të komentojë kalkulimet politike që po bëhen dhe as mundësinë që Behgjet Pacolli të bëhet president.

Ndërsa, kryeministri në largim Hashim Thaçi theksoi se kanë caktuar standardet, që njerëz të zotë të marrin përgjegjësit e që punojnë për forcimin e shtetit.

Ai në këtë takim theksoi se ka njoftuar zyrtarin amerikan për përmbylljen me sukses të zgjedhjeve, certifikimin dhe pranimin e rezultatit zgjedhor.

Ai tha se pjesë e koalicionit do të jenë ata që e kanë së pari Kosovën, e më pas interesat tjera, gjegjësisht do të udhëhiqet nga njerëz që e shikojnë interesin e shtetit, para interesave personale.

Sipas tij, pjesë e koalicionit do të jenë PDK-AKR-Lista Ibrahim Rugova dhe komunitetet.

Ai gjithashtu ka theksuar se dialogu me Serbinë nuk përcakton zhvillimin dhe as njohjet për Kosovën, dhe se një gjë e tillë varet nga zhvillimet e brendshme politike dhe ekonomike në Kosovë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)