28 Mars 2024

Kacin: Serbia në BE, pas Kosovës

Bruksel, 7 shkurt - Serbia do të anëtarësohet në Bashkimit Evropian pas Kosovën nëse refuzon të njoh pavarësinë e saj. Kështu ka deklaraurar raportuesit i Parlamentit Evropian Jellko Kacin në një intervistë për gazetën Dnevnik të Novi Sadit.

"Thelbi qëndron në atë që duhet të përgjigjemi në pyetjen nëse Serbia dëshiron të hyjë në BE pa Kosovën apo jo.

Nëse nuk dëshiron pa Kosovën, atëherë duhe ta pres Kosovën. Ndërsa kjo do të thotë se Serbia do të jetë vendi i fundit i Ballkanit që do të anëtarësohet në BE. Sepse Kosova aktualiasht është larg liberalizimit të vizave, a të mos flasim pr anëtarësim në BE", thekson Kacin.

Sipas tij, këtu nuk flitet për kushtëzimin për ta njohur pavarësinë e Kosovës, por për dinamikën e afrimit të Serbisë drejt BE-së.

"Ndoshta fjalët e mia janë shumë të drejtpërdrejta, por janë të sinqerta, qëllimmira dhe duhe t'i kuptoni si gjest miqësie ndaj Sebisë, të cilën duan që sa më parë të jetë e mundur ta shohim në BE", shton Kacin.

Ai thotë se Serbia nuk mund të anëtarësohet para Kosovës në BE pa njohur pavarësinë e saj sepse një e treta e vendeve anëtarë të BE-së e kanë njohur shtetin kosovar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)