20 Prill 2024

James Snyder: Kosova po bën progres, ka siguri dhe stabilitet

Bruksel, 5 prill - Anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në NATO është garanci që përshpejton integrimin e tyre në BE. Kështu është shprehur për Radion Deutsche Welle, James Snyder, nga Departamenti i Diplomacisë Publike, në Selinë qendrore të NATO-s.

"Mendoj se stabiliteti i rajonit, po konsolidohet vërtet nga pikpamja  evropiane perëndimore. Në të shkuarën vendet e rajonit kanë qenë në luftë me njëri - tjetrin. Tani rajoni po konsolidon progresin politik në 15 vitet e fundit, që u arrit përmes partneritetit  për paqe dhe anëtarësimit në NATO të vendeve nga Ballkani Perëndimor.  Afrimi i vendeve të rajonit drejt struktuarave euro- atlantike është shumë i rëndësishëm për sigurinë", ka theksuar Snyder.

NATO sipas tij mund të ndihmojë në kryerjen e reformave politike të nevojshme në këto vende, apo në ndërtimin e ekonomisë së tregut që garanton prosperitet për njerëzit.

I pyetur ndërkaq se çfarë planesh ka NATO për Kosovën, Snyder ka thënë: “Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen mendon që misioni tjetër paqeruajtës i NATO-s në Kosovë të jetë edhe tre vjet e gjysmë të tjera. Disa njerëz këtë e quajnë mision afatshkurtër, unë do ta quaja afatmesëm. Në fakt Kosova po bën progres, ka siguri dhe stabilitet. NATO po trajnon trupat mbrojtëse të Kosovës”, ka thënë ai.

Snyder ka vlerësuar se afrimi i vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor drejt strukturave euro-atlantike është shumë i rëndësishëm për sigurinë. Arkitektura e re e sigurisë së NATO-s, sipas tij, përkon me zgjerimin e NATO-s me vende të Ballkanit Perëndimor.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)