20 Prill 2024

Italia premton përkrahje për menaxhimin e pandemisë

Prishtinë, 8 qershor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, priti sot ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, z. Nicola Orlando.

Gjatë këtij takimi, kryeministri Hoti e falënderoi Ambasadorin Orlando për mbështetjen e përhershme të Italisë për vendin tonë, si dhe pohoi vendosmërinë e Qeverisë së Kosovës për të punuar ngushtë me Italinë edhe në të ardhmen.

Kryeministri Hoti e njoftoi ambasadorin Orlando për prioritetet e qeverisë së re të Kosovës, ndër të cilat veçoi luftën kundër pandemisë COVID-19 dhe rimëkëmbjen ekonomike të vendit. Po ashtu, ai tha se Qeveria e Kosovës është tërësisht e përkushtuar për forcimin e shtetit ligjor, avancimin e demokracisë, luftimin e korrupsionit, rritjen e punësimit, zhvillimin e tregut të lirë etj.

Ndërsa, Ambasadori Orlando, duke e uruar Kryeministrin Hoti për detyrën e re, tha se Italia do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në luftimin e pandemisë COVID-19, si dhe në përpjekjet e saj për t’i përmirësuar marrëdhëniet rajonale, mbështetjen e zhvillimit ekonomik, forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)